STOP-EMISIONI 95 (Sezoni 9)- 12 Janar 2024 “Dil nga zyra ime”- çudia, fituesit e doktoraturave pa emra e pa pikë

Në fakultetin e shkencave mjeksore teknike janë hapur 4 kuota për doktorantë dhe sipas një kandidati, procesi nuk ka qenë aspak transparent. Kur ka dorëzuar dokumentet, kandidatit në fjalë nuk i janë marrë nga punonjësja e protokollit artikujt dhe konferencat shkencore, ku ka marrë pjesë. Më pas, kur u shpallën fituesit, emrat e tyre nuk u deklaruan e as pikët e vlerësimi për secilin.Denoncuesi takon kryetaren e komisionit ad-hoc Enkeleda Sinaj, e cila shprehet, se procesi ka qenë transparent, pavarësisht mosdeklarimit të pikëve.Kur kërkoi më shumë shpjegime, zonja Sinaj e nxorri nga zyra të interesuarin.Për këtë situatë pyetëm ish zëvendësministren Nora Malaj, hartuese e ligjit për arsimin e lartë. Zonja Malaj thotë, se nuk ka arsye pse të mbahen të fshehtë emrat e kandidatëve dhe fituesve. Ajo thotë, se publikimi i kritereve dhe pikëve duhet të jenë të detyrushme, në mënyrë, që procesi të mos bëhet pis.

Gazmir Cupi jeton në Francë dhe thotë, se i është bashkuar nismës së emisionit Stop, për të ndihmuar fanmilje në nevojë me nga 200 euro ushqime. Ne shkuam në Porto Romano, në shtëpinë e zonjës Pashke Kolndreu, e cila jeton e vetme dhe në kushte të vështira. Më pas shkuam në Kamëz te zonja Vjollca Cakoni, vajza e së cilës është e sëmurë nga distrofia muskulare dhe është e paralizuar. E ndihmuam me 400 euro. Po kështu ishim në Babrru në familjen e Prel Rucit, në Tiranë të Vasfie Ago, në Shkozë të Adile Isufi dhe ndihmuam edhe Kelvianën, e cila është e divorcuar e me tre fëmijë.

Një vlonjat e ka lidhur pas makinës gjelin e detit, duke gjetur kështu një mënyrë origjinale për ta transportuar atë.Gomerët janë filmuar duke ecur në rrugën e makinave, por në sens të kundërt me automjetet. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjeën e parë të emisionit në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit