Elton Muco denoncon në “Stop”dhunën, që i është bërë nga disa efektivë policie në Pogradec. Ai ka qenë duke u argëtuar në një festë dhe për një keqkuptim, policët e kanë dhunuar, duke i shkaktuar fraktura të rënda dhe nxjerrjen e shpatullës.Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Mucos në raportin e shërbimit dhe ndalimit e në vend të Eltonit ka firmosur djali i tezes, që ta nxirrte nga komisariati.Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda.Elton Muco tregon, se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë cështje dhe i janë ofruar edhe para, për të mbyllur gojën. “Stop” ka siguruar një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, ku polici kërkon, që ky incident të konsiderohet i mbyllur.Cështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit, që bëri Eltoni në SHCBA në Korcë. Por prokurori i cështjes, Gazment Frengu, pa hetuar, vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje.
Dy italianë dialogojnë për efekti e vaksinave. Gruaja pyet burrit, se pse e bëjnë vaksinën e poliomelitit dhe ai përgjigjet, që të mos i zerë poliomeliti. Kështu vazhdojnë me disa vaksina. Ndërsa kur e pyet, se pse e bëjmë vaksinën e covidit, përgjigja është: për të shkuar në restorant.
Jemi në lagjen “15 tetori” në Fier, pasi qytetarja Irena Qose, ka kërkuar ndihmë për fqinjën e saj 84 vjecare Mine Likaj.E moshuara jeton e vetme dhe në kushte të vështria ekonomike. “Stop” në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” i kanë ardhur në ndihmë me ushqime, detergjentë, veshmbathje dhe batanije. Ina Malhani, ambasadore e paqes, e dekoruar nga presidenti si edhe nga vetë Papa ka marrë nismën së bashku me emisionin “Stop” të shpërndajë ndihma në Bashkinë Mirditë. Ina Malhani tregon, se ka ndihmuar shumë familje të varfra dhe këtë e ka bërë sërish me 20 familje në kushte të vështira dhe fëmijë jetimë.