“Anglishtja ime nuk është e mirë”, 23-vjeçari shqiptar kapet në shtëpinë e barit

Një shqiptar, i cili u kap me 171 bimë kanabis me një vlerë prej më shumë se 100 mijë paund, është dënuar nga drejtësia britanike me 27 muaj burg.

Fabio Balliu, 23 vjeç, u kap pas një kontrolli që policia britanike ushtroi në një shtëpi në Gainsborough. Mësohet se i riu shqiptar u arrestua kur oficerët u lajmëruan nga një fqinj i dyshimtë, i cili ka thënë se po ndodhte një vjedhje.

Policia u telefonua në orën 2 të mëngjesit më 17 maj 2021. Ndërsa oficerët shkuan në zonë rreth orës 10 të mëngjesit dhe menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda banesë, por gjithashtu dëgjuan zhurmën e ventilatorëve elektrikë.

Balliu hapi derën e hyrjes dhe u largua me vrap nga prona por policia arriti ta kapë dhe ta arrestojë 23-vjeçarin.

Ai u tha oficerëve: “Unë jam nga Shqipëria. Anglishtja ime nuk është e mirë“.

Policia gjeti një zonë ndenjeje në dhomën e përparme, ndërsa më në brendësi gjeti tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative.

Ndërsa një ekspert droge vlerësoi vlerën e mundshme të kanabisit midis 24,500 dhe 102,600 £ në varësi të sasisë dhe mënyrës se si mund të shitej.

Përpara se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, 23-vjeçari Balliu kishte punuar si kuzhinier, por ai nuk ishte në gjendje të merrte një vizë.

Gjyqtari Simon Hirst i tha Balliut: “Ti u ndalove duke u larguar nga prona. Kishte 171 bimë të shpërndara në tre zona të rritjes. Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm dhe keni udhëtuar rregullisht nga Nottinghamshire në Gainsborough për të kujdesur këtë rritje.”

Të Fundit