STOP – EMISIONI 94

Rama: perversitet të thuash buka e para- Ndryshon projekti i stadiumit?! 
Parlamenti u mblodh sot në seancë plenare dhe si zakonisht nuk munguan debatet dhe detajet pikante. Kryeministri Rama mori pjesë në Akademinë politikë të PS-së, ku shpjegoi, se të thuash buka është e para, pastaj vijnë mendja e shpirti, është një perversitet i madh politik.  Gazeta Shekulli e botuesit socialist Koco Kokëdhima shkruan sot, se pritet ndryshimi i projektit të stadiumit të ri.
 

Peshëngritja shqiptare “në pikë të hallit”!
Peshëngritja shqiptare ndodhet “në pikë të hallit”. Trajneri i parë i saj, Leonard Toska, flet për mungesën e pagesave për sportistët. Edhe Briken Çalja shpjegon, se edhe pse mori medalje në kampionatin europian, në federatë iu quajt dështim. Erkand Qerimaj shpjegon, se ka vite që merret me sport, por është i pasiguruar.

ARRSH, Prokuroria, kryeministri në dijeni të problematikës në aksin e “vdekjes”. 
“Stop” sjell të tjera dokumenta, që provojnë fajësinë e ARRSH në aksidentin fatal të Kavajës me 2 fëmijë-viktima. KLSH ka dërguar në muajin shkurt kallzim penal në prokurori për këtë aks rrugor dhe një tjetër letër kryeministrit për të njëjtën problematikë. Vetë ARRSH vë në dispozicion një letër ku i referohet vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Kavajë për biznesin e karburantit. Por ky referim vjen plot 40 ditë, pasi Gjykata e Apelit, ksihte prishur vendimin e shkallës së parë.

Të Fundit