Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës në Spanjë, për të hedhur dritë mbi vdekjen misterioze të të riut Saimir Sula. Ai humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.Spitali konfirmoi vdekjen e 31 vjecarit rreth mesditës së 9 majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë, se Saimir kishte shenja dhune në trup.Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.Cështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregon për “Stop”, zhdukjen, apo mos marrjen e provave kyce për këtë dosje.Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës vjen pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tirane nuk mund të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31 vjecarit. Shteti Shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve. Prokurorja Suela Salavaci shpjegon, se ka rreth 2 vjet, që janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë, se e kanë në Spanjë. Prokuroria ka kërkuar edhe kthimin e zemrës në Shqipëri për një test AND-je.
Në rrjet po qarkullon një video e ditëve të fundit, kur ministrja Elisa Spiropali shfaqet duke ia marrë valles në Shkodër. Në krah të saj është deputeti Agron Cela, i cili kaloi nga Partia e Lirisë tek Partia Socialiste.Gjatë këngës i thuhet himn hireve të Spiropalit.
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riut 31 vjecar Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë, “Stop” ka siguruar një dokument, që na tregon, se pse autoritetet Spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje për dy vjet e nuk bëjnë dhe testin e AND-së së zemrës së tij. Zemra e Saimir Sulës është regjistruar në 22 prill 2020 për ekzaminim, ndërkohë që i riu vdiq në 9 maj 2020, plot 17 ditë më pas.Në kërkuam shpjegime nga drejtoresha e marrëdhënieve publike në Ministrinë e Drejtësisë në Madrid.Por kështu emisioni “Stop” mori kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme në Madrid dhe kabinetin e kryeministrit spanjoll për këtë rast të paprecedent.