STOP-EMISIONI 6(Sezoni 12) 14 Shtator 2026-I mori mijera euro per legalizim fals, mashtruesja e Kadastres kapet ne kafe ne flagrance

Një denoncues nga Tirana tregon, se ra në kurthin e Zana Dodës, e cila në vitin 2024 i ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës. Ajo i premtoi se, kundrejt 15 mijë eurove, do t’i siguronte dy vendime legalizimi, një për të dhe një për dhëndrin e tij.Komunikimet mes tyre, përmes SMS-ve dhe audiove, zbulojnë premtimet e vazhdueshme të Dodës. Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” dokumentoi marrjen e shumës prej 15 mijë eurosh, për pajisjen me dokumentet e legalizimit.Madje, për të bërë të besueshëm mashtrimin, Doda i dërgoi denoncuesit në WhatsApp tre foto të një vendimi legalizimi, duke pretenduar, se dokumenti ishte nxjerrë në emër të dhëndrit të tij dhe se vendimi për denoncuesin, do të përfundonte brenda javës. Por verifikimi i “Stop” pranë Kadastrës tregoi, se vendimi i dërguar, ishte i falsifikuar.Pas përballjes me faktet, Doda premtoi, se do t’i kthente 15 mijë eurot. Por as këtë premtim nuk e mbajti. Ajo tentoi të bindte denoncuesin, se do t’i siguronte hipotekën dhe do t’i kthente një pjesë të parave, me kusht, që ai të tërhiqej nga “Stop”. Në bashkëpunim me autoritetet, gjatë takimit të pasdites Zana Doda u arrestua në flagrancë.Hetimet e para tregojnë, se në në bashkëpunim me 27-vjeçaren Sara Ndoj, Doda dyshohet, se ka përfituar mbi 100 mijë euro me anë të mashtrimit.

Programi i sotëm nis me një këngë të titulluar “Bela-Belinda”. Një situatë e tillë shkakton humor në studion e “Stop”, për shkak të personazhit më të përfolur të momentit, ish-zëvendëskryeministres Belina Balluku.

Sot nisi viti i ri shkollor për mbi 340 mijë nxënës, ndërsa për herë të parë ulen në banka 25 mijë vogëlushë. Për herë të parë nis dhe programi “after school” për 70 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë.

Në prill të këtij viti transmetuam një rast në Elbasan, lidhur me pacienten Feride Hysa, e cila prej tre vitesh vuan nga Demenca, konkretisht Sëmundja e Alzheimerit. Ajo kishte qenë më parë përfituese e KEMP-it, pasi ishte vlerësuar nga specialistë neurologë dhe nga KEMP-i Epror. Gjatë rivlerësimit në KEMP-in rajonal, rasti i saj u shqyrtua nga mjeku Bledi Gjevori, i cili e vlerësoi pacienten vetëm përmes një interviste, pa kryer testet standarde të vlerësimit njohës dhe pa u mbështetur në ekzaminime imazherike. Si përfundim, pacientja u përjashtua nga KEMP-i.Neurologu Pavllo Diamanti na shpjegoi, se demenca është një sëmundje, që kërkon vlerësim të strukturuar përmes testeve specifike, që përcaktojnë fazën e saj dhe nivelin e dëmtimit. Ndërsa, specialisti Bujar Cakani e përshkroi Alzheimerin si një sëmundje neurodegjenerative progresive, që zakonisht shfaqet pas moshës 50 vjeç dhe diagnostikohet nga shenjat klinike, testet dhe imazheria. Pas vendimit të KEMP-it rajonal, pacientja ka bëri ankimim pranë KEMP-it Epror, i cili rishqyrtoi dokumentacionin dhe vendosi, që Ferida Hyda të marrë kempin për një tjetër vit.

Të Fundit