STOP – 9 Janar 2018 EMISIONI 92 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – 9 Janar 2018 EMISIONI 92 (SEZONI 3)

Kur tufën e prin gomari…?!
Një gomar i prin një tufe delesh. Është kjo videoja e parë, në emisionin e sotëm “Stop”. Busti i Nënë Terezës, është zhvendosur nga Kamza me një kamion dhe krenaria e shqiptarëve, është lidhur e zbuluar deri në destinacion.Një tjetër video tregon, sesi kalon funerali përmes kangjellave në varrezat e Qerretit.

Kamera e “Stop”: për 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës tënde.
Një qytetar ka aplikuar para katër vjetësh për regjistrimin e tokës së tij në zyrat e Hipotekës së Vlorës. Por “për rastësi”, një herë humbet numri i protokollit e një herë tjetër nuk gjendet dosja. Derisa qytetari gjen “celësin”, që hap cdo derë. Pasi kontakton me juristin e hipotekës, ky i fundit i premton “t’ia zgjidhë” hallin. Po halli i tij kushton plot 500 mijë lekë të vjetra. Sapo jep lekët, të cilat i numëron kesh në dorë,si me magji merr edhe certifikatën e pronësisë, për të cilën sorollatej prej 4 vjetësh.

Shqiponja, simboli i kombit sonë, shitet në rrugë për 70-100 mijë lekë.
Një video, ku një i ri shqiptar, ka kapur dhe shet për 100 mijë lekë të vjetra një shqiponjë mali, po bën xhiron e botës dhe rrjeteve sociale. Një dokumentar i huaj, tregon sesi kjo specie e rrallë po zhduket, për shkak se shqiptarët i vrasin e i shesin edhe 70 mijë lekë, për t’i balsamosur e mbajtur si zbukurim. Asllan Koleci, që shfaqet në video është proceduar, por problemi vijon të mbetet i pazgjidhur.Mirjan Topi, ornitolog shpejgon arsyet e rrallimit të shqiponjës së malit. Ndërsa Zamir Dedej, drejtor i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura felt edhe për masat, që fenomene të tilla, të mos përsëriten.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *