Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë 27 vite bashkëjetesë, pa celebrim. Ata kanë dy fëmijë 25 dhe 27. Prej dy vjetësh janë martuar me letra dhe donin t’u jepnin fëmijëve atësinë dhe mbiemrin, por gjendja civile në Elbasan i drejtoi në gjyq. Në seancën e parë, kur gjykata vuri në dijeni gjendjen civile, kjo e fundit i kthen 4 herë përgjigjie, se ia jep ky institucion atësinë, pa patur nevojën e gjyqit.Në këtë mënyrë u mbyll gjyqi dhe cifti u rikthye të zgjidhte problemin në gjendjen civile. Por cështja prej dy vjetësh nuk zgjidhet, pasi punonjëset thonë gjithmonë, se nuk e kanë rradhën. Avokati i Adrianës dhe Bujarit, Demir Ciftja, tregon gjithë odisenë e shkresave mes gjykatës dhe gjendjes civile.Gazetarja e “Stop” i drejtohet gjendjes civile Elbasan, ku sërish punonjëset ia hedhin topin njëra-tjetrës.Në fund gazetarja komunikon me Shefki Likën, përgjegjësin e zyrës, i cili thotë, se njohja e atësise do të zgjidhet, por mbiemri do të cohet në gjyq. Adriana dhe Bujar Hajdari, janë të kënaqur që u dhanë atësinë fëmijëve dhe do t’i drejtohen sërish gjykatës për cështjen e mbiemrit.
Sot është dita e ujit të bekuar. Në lumë hidhet kryqi, dhe shumë banorë notojnë për ta kapur atë. Por vetëm njëri prej tyre bëhet fatlumi, që arrin të kapë kryqin në ujrat e ftohta të janarit.Ndërsa në Italinë fqinje kjo ditë njohet si befana.
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Donald Tufit, në atë kohë vetëm 20 vjec. Ai u aksidentua në vendin e punës. Pronari turk së bashku me bashkëshorten e me stafin, u përpoqën të mbulojnë krimin.“Stop” ngriti në këmbë të gjitha institucionet, madje i kërkoi gjykatës të conte sërish cështjen në prokurori, që të nisnin hetimet, duke qenë se prokurori i parë nuk bëri asnjë hetim.Prokurorja e re, më në fund, ngriti akuzat, mbështetur në prova.Më në fund edhe gjykata vendosi në seancën për ta dërguar ose jo këtë cështje në gjyq, ta cojë këtë dosje për gjykim. Donald Tufi thotë, se mori përgjigje pozitive, gjë që e lumturoi shumë.Tani Donaldi pret përfundimin e gjykimit.