STOP-EMISIONI 90(Sezoni 8) 5 Janar 2023-I digjet makina ne rruge e cojne per skrap, nuk ben dot c’regjistrimin.

Në rrugën që shkon nga Qafe-Thana drejt Pogradecit, në datën 3 shtator një automjet është përfshirë në flakë. Viktor Karara tregon, se djali ishte me makinë dhe makina mori flakë në rrugë. E mori policia, por për ta c’regjistruar, i duhej një dokument nga pika e skrapit dhe Viktori nuk po e merr dot, pasi nuk i thonë, se ku është cuar makina. Ai ka ardhur nga Fieri në Pogradec mbi 5 herë dhe nuk po merr zgjidhje.Brikena Dashi, juriste pranë Drshtr Tiranë tregon, sesi mund të bëhet cregjistrimi i përkohshem dhe i përhershëm. Në rastin kur makina është djegur, duhet që të paraqitet, përvec vërtetimit nga prokuroria, edhe një dokument shkatërrimi, që merret nga pika e skrapit e licensuar. Zotëria u drejtua në Drejtorinë Vendore të Policisë Pogradec dhe disa herë mori versione te ndryshme. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, zotëria e mori letrën nga pika e skrapit, për ta c’regjistruar mjetin.

Në pamjet e një fabrike vaji në Zallherr, nuk mund të flitet për higjenë. Ndërsa muret janë mbushur me shkrime të cuditshme.Në Karbunarë të Lushnjes varet një flamur i grisur mbi një godinë shtetërore.Në postën e Shkodrës, pakot e dërgesat janë hedhur në tokë e duket gati e pamundur për t’i gjetur.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Qytetari 80 vjecar, Luftar Mukaj, ankohet, se Kadastra e Vlorës po e zvarrit prej vitesh, për t’i regjistruar truallin.Në vitin 1993 ai ndërton një banesë në këtë zonë dhe në vitin 1996 djali ndërton po ashtu, aty pranë, një objekt të vogël për të jetuar.Pasi e blenë me kontratë shitje-blerje, ku shitës ka qenë vetë shteti nëpërmjet ish-Aluiznit Vlorë, nisën procedurat për të legalizuar ndërtimet dhe truallin.Pas shumë mundimeve, vetëm në vitin 2019, Luftari certifikon banesën. Kurse trualli dhe objekti i vogël i djalit nuk u legalizuan. Sipas Kadastrës së Vlorës, kjo pronë krijon mbivendosje me disa pretendues të tjerë dhe nuk mund të legalizohet trualli, pasi më parë duhet të kompensohen këta pronarë. Stop iu drejtua Kadastrës Vlorë, ku na u tha se, dosja për shpronësim ka përfunduar dhe ka mbetur që prej 2020-ës në zyrë, por nuk është dërguar akoma në Kadastrën qëndrore për miratim, me justifikimin, se vitet e fundit kjo drejtori në Vlorë është përfshirë nga problemet e ndryshimet e njëpasnjëshme.Pas interesimit tonë, zëvendësdrejtori i hipotekës Vlorë, Odise Seferaj, premtoi, se dosja do të cohet menjëherë në zyrën qendrore, në mënyrë, që sapo të kthehet përgjigja, të pajiset qytetari me certifikatë pronësie.

Të Fundit