Jemi në qytetin e Elbasanit, pasi një nënë kërkon ndihmë për problematikën e bursës së djalit të saj.Violeta Xhakoj tregon, se djali i saj nga shkolla e fshatit Vidhas, u zhvendos në shkollën e Peqinit. Bashkia e Elbasanit miratoi, që djali të merrte gjysmën e bursës për konvikt dhe mensë ushqimore. Është drejtuar në Bashkine e Elbasanit, për të marrë lekët për vitin 2020-2021, por Bashkia e Elbasanit e drejton në bashkinë e Peqinit dhe anasjellas. Askush nuk merr përgjegjësinë për ta zbatuar. Zonja thotë, se tashmë është pa asnjë të ardhur dhe ka tre 2 fëmijë, për të rritur si kryefamiljare.Institucionet vetëm ngrenë supet dhe përcjellin detyrimin.
Një gurore në Bucimas në Korcës e con tymin e ndotjen deri në qiell. Një hajdut është filmuar duke zhveshur një manekin në një dyqan veshjesh. Një shtyllë elektrike është në rënie të lirë në Fushë-Arrëz. Të njejtin fat ka edhe një “simotër” e saj në Tale të Lezhës. Janë këto disa nga videot e fotot, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Ndodhemi në Kamëz në shtëpinë e zotit Bilbil Ndoci, i cili prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Në prill të vitit 2020 Bilbil Ndoci është mbifaturuar nga OSHEE.Edison Ndoci nipi i tij, tregon, se xhaxhai nuk jeton aty dhe që kur është lidhur kontrata e energjise elektrike, është paguar vetëm tarifa e shërbimit 340 lekë. Në muajin prill 2020 vjen një faturë prej 560 mijë lekësh të vjetra. Pas ankesës bëhet një akt- ekspertimi dhe sërish shënohet gabim faturimi i energjisë.Bëjnë sërish ankesë, por asnjë zgjidhje, duke bërë, që detyrimi të shkojë në 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Ne iu drejtuam Drejtorisë së përgjithshme të OSHEE-së dhe pas verifikimeve, na u tha, se zotëria është mbifaturuar gabim.Përgjigja, që na u dha është, se të gjitha do të zbriten dhe Bilbil Ndoci nuk do të ketë më asnjë shumë për të paguar.