STOP-EMISIONI 91(Sezoni 10)6 Janar 2025-“Ka nejt 3-4 ore ne operacion, i kane fut hekur”, si zhvaten para ne tik tok.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë, ngre dyshime për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social tik tok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetsore për një fëmijë. Nik Kola hap live në tik tok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laci, duke kërkuar para në llogarinë gofund për Erjon Lacin.Ne kemi siguruar një dëshmi, ku një shtetas pretendon, që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një person të sëmurë, për të hapur një llogari gofound, për t’i ndarë paratë përgjysmë.Ne komunikuam me zonjën Xhevahire Laci, e cila fillimisht kërkoi të flisnim më vonë, e më pas bllokoi numrin.Pas saj, komunikuam me Nik Kolën, i cili tha, se llogaria në gofound ishte anuluar.Në fakt, ne verifikuam, se llogaria ishte e hapur dhe Xhevahirja i kërkonte paratë me ëesterunion dhe money gram.

Sot kujtohet ditëlindja e Fan Nolit, i cili lindi në 6 janar 1882 në Ibriktepe të Turqisë. “Stop” ka siguruar një dokument, ku imzot Noli, në rolin e klerikut, mban një meshë për mbretin e Shqipërisë Wilhelm I, në mars 1914.Sot është gjithashtu edhe ceremonia e Ujit të Bekuar, që simbolizon pagëzimin e Krishtit në fenë ortodokse.

Në 20 dhjetor 2024 transmetuam denoncimin e zonjës Vjollca Faja, e cila u drejtua në redaksinë tonë, pasi në vitin 2014 ka fituar gjyqin për një pronë dhe nga ky vit, vendimi nuk është ekzekutuar. Në muajin mars nëpërmjet një personi, takohet me avokatin Bledar Paheshti, i cili në fillim u prezantua si përmbarues e më pas avokat dhe firmosi një kontratë, sipas të cilës, ai merrte përsipër të ekzekutonte vendimin e gjykatës. Për këtë avokati kërkoi 20 mijë euro. Në fillim do të kryhej pagesa 10 mijë euro, të cilën qytetarja e kreu dhe po priste ekzekutimin e vendimit. Avokati filloi ta sorrollaste, derisa u zhduk e ndryshoi dhe numrat e kontaktit. Nga mesazhet mes avokatit dhe klientes, duket, se mbrojtësi ligjor e ka shtyrë vazhdimisht vendimin për javën tjetër, pa e ekzekutuar kurrë.Vjollca telefonon ndërmjetësen, që e lidhi me avokatin Paheshti, por ajo tërhiqet, duke mos marrë asgjë përsipër.Nga informacionet tona, rezultonte, se në momentin e nënshkrimit të kontratës, avokati Paheshti nuk ka pasur licensë, pasi ka qenë i pezulluar nga Dhoma e Avokatisë. Një javë pas këtij transmetimi, Vjollca Faja na telefonoi, për të na thënë, se është kontaktuar nga ndërmjetësja dhe ka marrë paratë, falë emisionit “Stop”.

Të Fundit