Edmond Valteri, denoncon në “Stop” Gjendjen Civile Durrës, në lagjen 17, ku Ersi Valteri i datëlindjes 6.2.2023, sipas skedës së materninetit figuron mashkull, por gjendja civile e ka regjistruar femër. Babai, Edmondi e vuri re këtë problem, kur coi në djalin në cerdhe. Për 8 muaj ai as që e kishte vënë re, që djali ishte regjistruar si femër, madje as në pasaportë, ku rezulton i njejti gabim.Edmondi tregon, se iu drejtua zyrës së Gjendjes civile, ku i thanë, se gabimet njerëzore nuk zgjidhen,por cohen në gjyq.Pas qytetarit, edhe gazetarja e “Stop” komunikon me përgjegjësen e gjendjes civile, e cila thotë, se punonjësja, që ka bërë gabimin, është larguar. Sipas saj, këto lloj gabimesh, korrigjohen vetëm nga gjykata.
Mimoza Gjika është pajisur me certifikatë vdekjeje në 30 tetor 2023, kur në fakt është në jetë dhe ka kërkuar certifikatë personale për pension. Jo vetëm kaq! Zonja Gjika tregon, se edhe adresën e ka gabim, pasi nuk përkon me adresën e saj të vërtetë. Një tjetër problem është dhe statusi i saj. Zonja është e ve prej vitit 2009, por në Shqipëri rezulton e martuar. Ne takojmë punonjësen e gjendjes civile Berat, Ersila Kazazi, e cila thotë, se certifikata e vdekjes është nëj lapsus. Ndërsa për ndryshimin e statusit, Kazazi sqaron, se zonja duhet të cojë dokumentat me vulë apostile, për shkak se ka qenë e martuar me shtetas të huaj.
Si e shprehim dashurinë ne shqiptarët. Ndër shprehjet tona të dashurisë, janë më së shumti “të hongsha zemrën, apo syrin”. Këto quhen shprehje të pëlqimit të madh apo dashurisë në psiqikën tonë. Ne kemi intervistuar qytetarë të moshave e formimeve të ndryshme, të cilët i kemi pyetur, sesi e shprehin afeksionin.