Grekët mësyjnë në “Stop”, Rruga problematike “Vllazën Huta”!
Një shtetas grek, i quajtur Stelio Tomanoglou i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi po has në vështirësi për pajisjen me leje qendrimi në Shqipëri. Një tjetër qytetar grek Spiro Shkiza ka probleme me ortakun e tij për cështje pronësie. Në Tiranë rruga “Vllazën Huta” mbetet e dëmtuar, edhe pse pushtetet dhe drejtuesit ndërrohen.
Raste të kalvarit për pajisje me cerifikatë vdekjeje apo pasaportë!
Babai, Rexho Zace, i ka vdekur në burg në vitin 1957, por djali nuk merr dot certifikatën e tij të vdekjes, për të marrë dëmshpërblimin e viteve të burgut. Pas ndërhyrjes së “Stop” në arkivën e Vlorës, të birit i jepet certifikata. Ndërsa Yllije Musej në Berat rezulton person i dubluar dhe nuk pajiset dot me certifikatë dhe pasaportë.
Operacioni i hundës, që përfundoi keq!
Një zonjë ka operuar hundën pranë klinikës Luis, pasi nuk merrte frymë nga njëri krah. Doktori, që kreu ndërhyrjen i ka mbyllur të dyja anët, por thote, se operacioni ka vajtur mirë nga ana estetike dhe kërkon pagesën e plotë.