Në maj të këtij viti transmetuam rastin e një zonje, e cila pas nje martese 20 vjecare me dy fëmijë, u divorcua, për shkak të dhunës 10 vjecare nga ish- bashkëshorti dhe ish-vjehrri. Ajo u pajis me 2 urdhra mbrojtjeje, por sërish e nxorrën nga shtëpia. Sot punonjësi social, psikologu dhe përmbaruesi kërkojnë me cdo kusht, që fëmijët të takojnë të atin, megjithëse ata nuk duan. Gruaja është gjobitur me 1 milionë lekë, me pretendimin, se bëhet penegesë për takimin e fëmijëve me të atin. Eksperti ligjor Demir Çiftja, shprehet, se nuk ka psikolog, punonjës social, përmbarues apo gjykatë, që të detyrojë fëmijët të takojnë njërin prej prindërve.Në takimin e datës 7 maj, djali dhe vajza u shprehën sërish, se nuk donin të takonin babain.Por në 11 maj, psikologia del me një raport, ku e cilëson mamanë si posesive, imponuese dhe agresive, pa folur fare me fëmijët.Në seancë gjyqsore, gjyqtarja Alma Kodraliu shpërfilli gjobat e përmbaruesit, ndryshoi vendin e takimit nga zyra përmbarimore në një lokal për fëmijë dhe hoqi prezencën e psikologut dhe përmbaruesit në takime, duke lënë vetëm punonjësen sociale.
Në pjesën e parë të emisionit të sotëm ju prezantojmë dy dokumente të rralla.Shkresa e parë i takon vitit 1995 dhe tregon, se Fatos Nano, i cili u bë më pas kryeministër i Shqipërisë, parashtronte kërkesën për shtëpi, pasi banesës së tij ekzistuese i kishte dalë pronari i vjetër.Dokumenti i dytë tregon, argumentimin, që bënte ish ministri Gjiknuri për të drejtë studimi.Gjiknuri ka marrë në analizë të hollësishmë gjithë biografinë e fisit, për të bindur autoritetet t’i jepnin të drejtën e studimit, që kërkonte.
Pyesim fëmijët, prindërit e të cilëve janë divorcuar për dhunë në familje, se pse nuk duan ta takojnë të atin.Ata thonë, se i ati i ka dhunuar dhe në takimin e datës 28 maj ai sërish ka akuzuar e ofenduar mamanë e tyre e dajën,duke thënë, se ajo ka marrë karta bankare e letra pensioni.Djali tregon, se takimi zgjati vetëm 4 min, pasi babai filloi të ngrinte zërin dhe motra të qante.
Nga ana tjetër, pasi gjyqtarja shfuqizoi dy gjobat ndaj saj, përmbaruesi Klodian Petri i vuri 3 të tjera.Gjobat janë ankimuar sërish në gjykatë dhe pritet vendimi.