STOP-EMISIONI 8(Sezoni 7) 15 Shtator 2021-Gramsh/ Komshinjte i bllokojne rrugen me force, Stop i zgjidh hallin. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 8(Sezoni 7) 15 Shtator 2021-Gramsh/ Komshinjte i bllokojne rrugen me force, Stop i zgjidh hallin.

Jemi në fshatin dhe njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit për problemin e të moshuarve Xhevair dhe Lumturije Pole, të cilët prej 17 vitesh janë në konflikt me komshiun, Pëllumb Skora për një rrugë kalimi makinash. Ata kanë vendimet e gjykatës në favorin e tyre, por sërish komshiu nuk i le të përdorin rrugën dhe cdo punë fshati, Xhevairi dhe Lumturija detyrohen ta bëjnë me krahë.I drejtohemi njësisë administrative, ku na pohohet nga administratori Mirgen Çela, se është bërë disa herë hapja e rrugës nga përmbaruesi, komuna dhe bashkia Gramsh, por Pëllumb Skora e ka mbyllur sërish. Sot rruga është e bllokuar dhe zotëria jeton në qytetin e Gramshit.Ne takuam Kryeinspektoren e Inspektoriatit të mbrojtjes së territorit në bashkinë e Gramshit, Loina Zogu, e cila është njohur së fundi me këtë problem. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, bashkia e Gramshit e hapi rrugën e të moshuarve në fshatin Skënderbegas.Lumturija falenderon dhe thotë, se pa ndërhyrjen e “Stop”, problemi i saj nuk do të ishte zgjidhur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel iku nga Shqipëria me dhuratën e yllit të mirënjohjes, por u prit në vendin e saj me disa supriza. Një qytetar që merret me biznesin e cokollateve, kishte ideuar ëmbëlsira me portretin e kancelares. Ndërsa një shtetas grek me restorant në Gjermani, kishte shpenzuar 10 mijë euro, për të bërë në hyrje të restorantit të tij, një statujë dylli të kancelares, të cilën ai e ka shumë përzemër.

Në dhjetor të vitit të kaluar transmetuam rastin e të riut nga Korca, Marsel Morava, i cili u ankua, se i ishte vjedhur identiteti dhe në emër të tij, ishte marrë një kredi, me vlerën 1 milionë e 500 mijë lekë, plus interesat.Gjithcka kishte nisur nga një bisedë nga një profil fals në “Facebook”.Kur ka shkuar në bankë për të marrë overdraft, ka rezultuar debitor në një bankë tjetër. Punonjësja e bankës e pyeti Marselin, nëse kishte qenë në Vlorë, pasi atje ishte bërë blerja në 10 shtator. Por Marseli nuk ka qenë atje. I vetmi veprim i dyshimtë ka qenë një komunikim me një vajzë në facebook, të cilës i ka nisur me foto kartën e identitetit, që ajo të bindej për moshën e tij.Pas transmetimit në “Stop”,Marseli thotë, se i ka ardhur një shkresë nga banka, dhe atij i është shpallur kredia e anulluar. Nga ana tjetër,ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Vlorës dhe pret përfundimin e cështjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *