Selim Cerpja denoncon në Stop, se ka që në vitin 2017, që përmes dy vendimeve të formës së prerë dhe një urdhri ezekutimi nga Prokurori, duhet t’i kthejnë armën e gjahut, por kjo nuk ka ndodhur. Armën ia ka bllokuar Komisariati i Kamzës në vitin 2015. Selimi i thotë, se i nxjerrin si pretekst nga komisariati, faktin se i është hequr leja e gjahut nga komisioni. Por ky vendim Selimit nuk i është bërë me dije.Vec kësaj Gjykata dhe Prokurori është më lart se një urdhër komisioni policie.Nëpëmjet kameras së fshehtë Selim Cerpja takon shefin e komisariatit Kamëz, të cilin e pyet, se pse ka që nga 2017-ta, që nuk i kthehet arma e gjahut. Ky i fundit përgjigjet, se nuk e njeh gjykatën, por urdhrin e komisionit, që i hoqi lejen.Pas këtij ngërci, ne iu drejtuam SHCBA-së, institucionit, që kontrollon policinë,për të zgjidhur rastin zotit Selim Cerpja.
Sot është e enjte dhe zakonisht këtë ditë të javës e lidhim me punimet parlamentare. “Stop” ka përzgjedhur disa prej momenteve kulmore të seancave parlamentare për këtë sezon kuvendor. Nuk mungojnë batutat dhe humori, në sallën e ligjvënësve, që duhet të ishte shembulli i seriozitetit dhe profesionalizmit.
Jemi drejtuar në Orikum të Vlorës, pasi Xhuljeta Alushaj ka një problematikë me punësimin e saj. Xhuljeta tregon, se prej 7 vitesh ka ushtruar profesionin e saj si infermiere në qendrën shëndetësore Orikum. Është larguar për të kuruar vajzën e saj në Gjermani, e cila vuan nga distrofia muskulare. Është kthyer, me dy fëmijë, njërin 9 vjec dhe tjetrin 2 vjec. Zonja thotë, se është e divorcuar dhe jetojnë 5 veta vetëm me pensionin e mamasë së saj, 120 mijë lekë të vjetra. Në vitin 2019 ka konkuruar në portalin Infermierë për Shqipërinë dhe ka zënë vendin e fundit. Ajo thotë, se ka shkuar disa herë tek Drejtoria e Shëndetit në Vlorë, por nuk ka mundësi punësimi. Drejtori i ka thënë, se është e para e interesuar për atë vend dhe më pas e ka mohuar. Në Drejtorinë e shëndetit në Vlorë na thuhet, se zonja është fituese në portal, edhe pse në vend të fundit. Ajo ka qenë dhe është në listë pritjeje, por portali është zhvilluar përsëri.