STOP-EMISIONI 89(Sezoni 10)2 Janar 2025-Ka nderruar jete prej nje viti, nuk mund te cregjistrohet per nje shkronje.

Artan Koçi, tregon, se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por kur u bë cregjistrimi, në vend të ç-së, në mbiemër u shkruaj c, sepse italishtja nuk ka ç. Në njësinë numër 1, në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje. Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u cregjistruar.Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj ne pyesim te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30, ku na thuhet, se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë, sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.Ne mësuam, se Ministria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon, që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. Ndërsa i dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë.

Një video me humor, tregon “mundimin” e ariut, kur provon të hipë për herë të parë në një tendë, ndërsa ka shkuar me pushime.Videoja, e hedhur në rrjet, është kthyer në virale.

Qytetari Syrja Dylgjeri ankohet në redaksinë tonë për problematikën e tij 14 vjecare, që lidhet me legalizimin. Ai tregon, se kishte bërë vetëdeklarimin e pasurisë që në vitin 2005, pagesën e taksave në vitin 2010, por ende nuk kishte marrë zgjidhje, për legalizimin e pronës, edhe pse kishte paguar 4 milionë lekë.Ne u interesuam në Kadastër, Tirana Veri dhe komunikojmë me drejtorin Kalanxhi, i cili premton zgjidhje të rastit.E në fakt, pas ndërhyrjes sonë,rasti u shqyrtua, u hodh në sistem dhe u zgjidh.

Të Fundit