STOP – EMISIONI 89

Nga 5 maji i enveristëve te “turpërimi” i ambasadorit amerikan! 
Në vend u përkujtua sot 5 maji, dita e dëshmorëve. Krahas zyrtarëve të lartë të shtetit, në Varrezat e Dëshmorëve zhvilluan homazhe edhe nostalgjikët e komunizmit me portretet e diktatorit Hoxha. Parlamenti u mblodh në seancën plenare të rradhës. Ambasadori amerikan Donald Lu u bëri thirrje aktorëve politikë të votojnë reformën në drejtësi, në të kundërt do të turpërohen dhe do të turpërojnë marrdhëdhëniet me SHBA. KLD nisi inspektorë në Kukës për të verifikuar shkeljet e gjyqtares Drita Veliu, e denoncuar në Stop se merrte pagën dhe kempin.
 

 
ASHR, punonjësja që falsifikon ditëlindjen dhe ka kontrata me kompani private!
Punonjësja e ASHR Rajmonda Kadra (autoriteti shëndetësor rajonal), ka falsifikuar vitin e lindjes. Vec kësaj “Stop”, ka siguruar kontratat që punonjësja në fjalë ka me disa biznese private në shkelje të hapur të ligjit. Drejtori i ASHR Edmond Stojku, thotë se nuk ka dijeni për një problem të tillë, por do ta verifikojë situatën.

 
 
Kashar-Kodër, sanitarja emërohet…bojaxhie!
Telat e korentit janë në mes të pemëve në të gjithë Tiranën. Lavdie Lleshi ka punuar prej 8 vjetësh si sanitare në shkollën 9-vjecare në Kashar-Kodër. Me reformën territoriale pozicioni i saj shkurtohet dhe zonja emërohet si bojaxhie. Pasi nuk pranoi të firmoste “ngritjen në karrierë” si bojaxhie, Lavdie Lleshi është sot e papunë në mes të katër rrugëve.

Të Fundit