STOP – EMISIONI 88

Shëndetësia, “e sëmura e madhe” në Shqipëri! 
Ambulanca e Postribës është në kushtë të mjerueshme. Mjekë dhe infermierë thonë se aty nuk mund të trajtohen pacientët ndaj shpesh detyrohen t’u shkojnë të sëmurëve në shtëpi me canta me ilace me vete. Një i prekur nga virusi HIV AIDS deklaron se në QSUT mungon medikamenti i quajtur Retroviral. Ministria e Shëndetësisë përgjigjet me shkresë, se po pret furnizimin, por ndërkohë të sëmurët me Sida po trajtohen me barna të tjera.

Rasti i një legalizmi, kur gjykata del mbi ligjin!
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendour pavlefshmëri për një akt legalizimi. Përfaqësuesi ligjor i personit të dëmtuar, Shkëlqim Spaho, shpjegon se klientja e tij është konform rregullave dhe Gjykata në këtë rast ka dalë mbi ligjin. Edhe kostitucionalisti Clirim Gjata arsyeton, se procedura e legalizmit nuk mund të prishet, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

 
Reagimi i drejtorisë së tatimeve për kameran e “Stop”, Dita e zjarrëfikësve! 
Drejtoria e përgjithshme e tatimeve ka shkarkuar nga detyra Jolanda Mehfajën dhe Ledian Kolgjokën, pas pamjeve të transmetuara në “Stop”, ku të dy punonjësit e hetimit tatimor merrnin para për të heshtur për një dosje me probleme. Në ditën e zjarrëfikësve, shumë prej punonjësve të sektorit të rrezikshëm e kanë gjetur veten në rrugë. “Stop është ndalur në drejtorinë e zjarrëfikësve në Krujë, ku tre punonjës të vjetër janë shkarkuar. Për këtë shkarkim jep versionin e tij drejtori Altin Shullazi dhe prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj.

Të Fundit