Dy vjet “Stop”, kamerat e fshehta më të bujshme.
Në 4 janar 2016 nisi rrugëtimin emisioni “Stop”duke u kthyer shpejt në një nga programet më cilësore e më të ndjekura brenda dhe jashtë Shqipërisë.”Stop” numëron sot 455 emisione dhe në mënyrë simbolike, në studio hyn një tortë me logon e programit. Kamerat e fshehta kanë qenë pjesë thelbësore e emisionit, ndaj sot “Stop” ju propozon një montazh me disa nga ngjarjet dhe personazhet më të bujshëm, në fokus të kameras së fshehtë. Ju kujtojmë raste të tilla si: leja mjedisore me para nën dorë, korrupsion në konsullatën e Milanos, rrahja e fëmijës jetim në Durrës, hetimi tatimor,rrahja e fëmijës në kopshtin Diren nga Anjeza Shabani,skandali seksual i kreut të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci,manipulimin e referendumit për zgjedhjen e kreut të PS, blerjen e votës në Dibër,fabrikën e pijeve të falsifikuara në Shkodër etj.
“Pelivani” le në rrugë ish-pronarët, Gjykata pelivanllëqe me vendimin.
Në shkurt të vitit 2017, gati një vit më parë,ish-pronarët protestuan për padrejtësinë, që po u bëhej me pronën e tyre nga firma “Pelivani shpk” në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.Në vitin 2009 Namik Pelivani u premtoi shtëpi, por atë, që u takon, nuk e kanë marrë as sot, që flasim, edhe pse kanë fituar gjyqin deri në Gjykatën e Lartë.Gazetarja e “Stop” i drejtohet përmbaruesit Besnik Bajraktari, për ta pyestur, se pse nuk ekzekuton vendimin e gjykatës. Përmbaruesi shpjegon, se vendimi i gjykatës, nuk shpreh saktë, se cilat apartamente i takojnë familjes Shanaj, në këtë rast. Pallati në fjalë ka 4 kulla dhe të gjitha apartamentet në katet e pesta, janë zënë.Vendimi nuk është i shoqëruar me pozicion apartamenti, apo të dhëna të tjera të domosdoshme.Kësisoj është i pazbatueshëm dhë përmbarimi duhet të përballet në gjykatë me “Pelivanin”.
Dy vjet “Stop”, gazetarët përballë cështjeve më të ndjeshme.
Në rrugëtimin dy-vjecar të emisionit “Stop”, gazetarët e redaksisë kanë ngritur, ndjekur, investiguar dhe zgjidhur shumë cështje të ndjeshme dhe me interes publik.Nga ndotjet spitalore të hedhura në Erzen, abonetë me rradhë e rrahje,fabrika e ziftit në Allias,vdekja e gruas në hidrocentralin e Lurës, telefonata legjendare e ish-ministrit Ilir Beqaj me batutën “suksese në jetë”, tekstet erotike në shkollën fillore të Yzberishtit,intervistat për vettingun etj, vijnë në një montazh, që sjell në kujtesë punën e përditshme të gazetarëve të emisionit “Stop”.