Jemi në fshatin Derragjat të Shkodrës, pasi Florjan Halicukaj ka patur një kafshë pune, kalin e tij, që ia kanë vjedhur në datën 15 shtator 2020. Florjani ka arritur të sigurojë pamjet filmike, ku duken 2 djem, që ia kanë marë kalin. Ai thotë, se ka bërë denoncim, por ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kafsha ka një vlerë rreth 1 milionë lekë dhe me të ai mbante familjen.Lidhemi në telefon me të plotfuqishmin e zonës, inspektorin Naz Beqiri, i cili thotë, se ka filluar procedimi për këtë ngjarje, por grabitësit, sipas tij, nuk janë të zonës.OPGJ Kujtim Balia, thotë, se materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe pamjet i janë shpërndarë të gjithë punonjësve të policisë.Pamjet filmike ia treguam ekspertit të kriminalistikës Artan Rexhepi, i cili analizoi shumë detaje, që mund të sjellin zbardhjen e ngjarjes. Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me neglizhencë.
Shumë fëmijë janë argëtuar me fillimin e emisionit “Stop”, duke u përpjekur t’i ngjajnë balerinave tona. Më pas transmetojmë një video me humor, kur tregohet, sesi kuptohet distancimi burrë-grua nga gjinitë e kundërta, në këto kohë, kur cdo ditë flitet për distancim social e fizik, për shkak të pandemisë së covid 19.
Bedri Shaba është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi në vitin 2012 është aksidentuar në punë dhe ka thyer shtyllën kurrizore. Pas këtij momenti është operuar në Spitalin Ushtarak, ku i kanë vën 6 vida në shtyllë kurrizore dhe ka përfituar trajtimin me kemp për 7 vjet. Në vitin 2019 ka shkuar për rinovim dhe KMCAP-i rajonal e ka dërguar në kempin epror. Ka shkuar në janar 2020 pranë këtij intitucioni, por pa e parë fare i kanë mohuar kempin, duke i thënë, se është i aftë për punë. I jemi drejtuar zyrës së punës në Durrës dhe kemi komunikuar me drejtorin, për të parë ofertat për punë dhe sa i përshtatet zotëria këtyre alternativave. Drejtori thotë se e sheh shumë të vështirë punësimin e Bedriu, pasi punët, që ofrohen, kërkojnë orare të zgjatura qëndrimi në këmbë.Bëhej fjalë për alternativa si: peshkatar në det të thellë, pastrues peshku, manikyrist, kuzhinier apo rrobaqepës.