Bashkia i bllokon hyrjen e shtëpisë me kangjella, qytetari detyrohet të paguajë parkim.
Nazif Lekli, është një banor i rrugës “Teodor Keko” në kryeqytet. Ai është ankuar në “Stop”, se nuk ka një shteg, se ku të fusë makinën. Bashkia i ka mbyllur të gjitha anët me kangjella dhe prej javësh, ai paguan parkim larg shtëpisë. Gazetarja e emisionit provon, sesa e përligjur është ankesa e Nazifit dhe në fakt, për të hyrë në banesën e tij mund të bëjë punë vetëm vinci.Në një telefonatë me këshilltarin për mediat në bashkinë e Tiranës, Renato Kalemi, ky i fundit shprehet, se vendosja e barrierave është bërë me urdhër të kryetarit të bashkisë, por për rastin e familjes Lekli, ky vendim do të rishikohet.
E pazakontë në Vlorë, një vit hetim e kërkim për pelën e kuqe, Dori.
Një ankesë e pazakontë ka cuar emisionin “Stop” në fshatin Sevaster të Vlorës.Renato Devollaj tregon, se në dhjetor 2016 i kanë vjedhur pelën, që ai e kishte pikë të dobët.Që nga ajo kohë, Renato nuk gjeti më paqe dhe e ktheu gjetjen e pelës, në qëllim të jetës.Pasi mblodhi shumë dëshmi dhe ra në gjurmët e pelës, Renato denoncoi në prokurori Ilmi Mullain, që mendonte, se kishte blerë pelën e tij.”Stop” zbardh dëshmi dhe interviston bashkëfshatarë të Rënatos, me qëllimin e gjetjes së pelës së quajtur Dori, por në fund gazetarja vendos të ngjisë njoftime nëpër vende publike në kryeqytet, që kush ta shohë Dorin, të njoftojë në numrin e telefonit të redaksisë…?!
“Stop” nis drejt Turqisë vajzën e djegur Elida Bica.
“Stop” i rikthehet rastit të vajzës së djegur,Elida Bica, rast, që e kemi transmetuar në tetor të vitit 2017.Prej 8 muajsh ajo kurohej pranë pavionit të djegieve dhe plastikës, por sot problemi i saj ka marrë rrugë. “Stop” është interesuar pranë Ministrisë së shëndetësisë dhe Stinela Bashi, specialiste për marrëdhëniet me jashtë në këtë ministri,bëri me dije, se Elida do të nisej për mjekim të specializuar në Turqi. Disa javë më parë gazetarja e emisionit përcolli drejt Rinasit Elida Bicën, bashkë me nënën e saj, Burbuqe Bica.