STOP-EMISIONI 86(Sezoni 10) 30 Dhjetor 2024-Ilaci me rimbursim, shteti paguan vetem 5 mije leke nga cmimi 124 mije.

Një qytetare është drejtuar në “Stop” me ankesën lidhur me ilacin Viread, që trajton hepatitin B. Ajo shprehet, se më parë këtë ilaç e merrte me 112 mijë lekë të vjetra në farmacinë e spitalit. Por prej pesë muajsh e merr me 135 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë, se po abuzohet me cmimet e ilaceve. Ne bëmë një vëzhgim në 8 farmaci në kryeqytet dhe nuk e gjetëm këtë medikament.Për këtë problem iu drejtuam Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili na përgjgijet, se ilaçi viread është në listën e barnave të rimbursueshme 2024, është alternativë e shtatë e principit aktiv Tenofovir 245 mg. Ky bar është me bashkëpagesë nga pacientët.Përsa i përket asaj, nëse një ilac mund të shitet me çmim më të lartë, se ai, që ka në vulë, na argumentojnë, se barnat e përfshira në listë, janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, ose të pajisur me leje importi nga Ministria e Shëndetësisë, që do të thotë, se nuk duhet të kalohet çmimi i vulës. Pas shumë kërkimesh e gjetëm me porosi në një farmaci medikamentin e kërkuar me cmimin dyfish më të lartë, 230 mijë lekë të vjetra.Në farmaci kanë një shpjegim, se pse nuk shitet ilaci me cmimin e vulës. Ky ilac rimbursohet nga shteti, por vetëm me 5 mijë lekë të vjetra dhe pjesa tjetër paguhet privatisht.

Një qen është jo vetëm miku më i mirë i njeriut, por edhe ndihma e të zotit. Kafsha besnike është filmuar, duke mbledhur limona nga dritarja e makinës,e duke ia dhënë ato të zotit.

Në vitin 2020, pas 10 vitesh ndërprerje, nisi viti akademik për Akademinë Ushtarake.Një ushtarak denoncon, në “Stop”, se që nga viti 2020 atyre nuk u është zëvendësuar uniforma ushtarake.Ata, që nuk kanë mundësi ta blejnë vetë privatisht uniformën,mbajnë te vjetrën të konsumuar e me pamje aspak dinjitoze.Mungesa e dhënies së uniformës për ushtarakët, ka bërë që të lulëzojë biznesi privat në këtë drejtim. Ne provuam, se cmimet e uniformës shkojnë deri në 200 mijë lekë të vjetra, pa folur për veshjet e dimrit.Ne kontaktuam me Ministrinë e Mbrojtjes, për ta pyetur për mungesën e uniformave dhe zgjidhjen e situatës. Por në vend të përgjigjes, u kërkua të plotësohej një formular e dokumenta shtesë, që nuk kanë të bëjnë me median.

Të Fundit