STOP-EMISIONI 85(Sezoni 10) 27 Dhjetor 2024-Nderton ne murin e kunates, ngre dhe katin e dyte, IMT: s’kemi mjete.

Jemi në Kavajë, pasi familja e Yllka Eminit, ka në pronësi një vilë 3 katëshe me dokumenta të rregullta e certifikatë pronësie. Por kunati i saj, Bejtullah Emini, po i cënon pronën. Fillimisht ai ishte 3 metra distancë prej Yllkës, por iu afrua në murin e saj, duke ndërtuar pa leje katin e parë dhe tani ka përfunduar të dytin.Kur u bë kati i parë, Yllka bëri ankesë, por ndërtimi nuk u prish derisa u legalizua. Tani, që ndërtimi është në katin e dytë, vendimi i prishjes, ka dalë para dy vjetësh, por IMT e Bashkisë Kavajë, thotë, se nuk ka mjete të prishë katin e dytë.Gjatë bisedës me palën tjetër, Bejtullah Emini, kunati i denoncueses, pranon, se ka bërë një shtesë në mur dhe gjysma e shtëpisë ka murin e saj, ndërsa tjetra rri mbështetur tek vila e Yllkës. Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Kavajë, Arti Çiçolli i mëshon faktit, se nuk ka mjete për të prishur katin e dytë të shtëpisë problematike.Pas interesimesh të shumta, IKMT-ja qendrore urdhëron atë të Kavajës, që të marrë masa, duke hapur një procedurë të re prishjeje.

Një tjetër qendër shëndetsore raportohet t’i ketë pajisjet jashtë funksionit. Bëhet fjalë për Qendrën Shëndetsore nr. 7 në Laprakë dhe sipas qytetarëve, ka 6 muaj, që ekoja nuk punon.Me kameran tonë, e provojmë, që ky shqetësim është i vertetë. Pas një muaji shkojmë sërish, dhe ekoja nuk është rregulluar.

Po kështu edhe shërbimi i grafisë nuk ofrohet.Ne komunikojmë me drejtoreshën e Qendrës Shëndetsore Klodiana Shahaj dhe ajo pranoi, që nuk ka as eko dhe as grafi prej muajsh. Por Shahaj thotë, se pas procedurës së prokurimit, në dhjetor, problemi do të zgjidhet.

Të Fundit