STOP-EMISIONI 85 (Sezoni 9) 29 Dhjetor 2023-”Nuk ka nje diplome, ka dy”, cudia me zonjen qe ka diplome por jo vitin e fundit.

Jemi në Fier për problemin e një qytetareje me shkollën e mesme me korespondencë “Janaq Kilica”. Në vitin 2013 ka mbaruar gjimnazin dhe ka dhënë provimet e maturës. Më pas ka marrë dhe diplomën pa listë notash. Kur zonja shkon të tërheqë listën e notave, nuk ia japin, sepse i thonë, se vitin e fundit nuk është paraqitur.Drejtuesit e shkollës nuk kanë informacion, por kur hapëm amzën, u përballëm me një surprizë. Ekziston edhe një tjetër diplomë për këtë ish nxënëse e ndërkohë në amzë janë notat e maturës dhe nuk janë notat e vitit të fundit të gjimnazit.Në ZVA-në e Fierit na thanë, se do të bëhen verifikime, pas të cilave, përgjigja ishte, se diploma është e pavlefshme dhe përgjegjësi duhet të mbajnë ata, që kanë qenë në drejtimin e shkollës.Ndricim Mehmeti, ekspert arsimi, i pyetur për këtë problem, e konsideron anomali dhe antiligjore të gjithë këtë situatë. Prekja e amzës, sipas tij, është vepër penale dhe zonjës duhet t’i sigurohet lista e notave.

Edmond Sorra tregon, se prej tërmetit të vitit 2019 shtëpia u dëmtua dhe duhet të rikonstruktohet. Ai mori një inxhinier/arkitekt për të bërë projektin dhe aplikimet në bashki për leje ndërtimi. Pasi futi në dorë 1800 euro dhe pasi leja e dytë u refuzua nga bashkia, arkitekti, Arbër Marini, u zhduk. Alida Salillari, arkitekte thotë, se është përgjegjësia e arkitektit, të përfundojë aplikimin për lejet në bashki dhe për projektin. Në asnjë moment qytetari nuk ka përgjegjësi për këtë procedurë.

Një video, që transmetojmë në pjesën e parë të emisionit, tregon, sesi një ushtri e vërtetë milingonashecin në rresht, pa u penguar, ngatërruar apo përplasur për asnjë moment.

Të Fundit