Saimiri dhe Genti, duke komentuar një video të një tufe lopësh që hanë hyrë në det, thonë, se ky ishte sezoni turistik, meqë sivjet nuk patëm turistë të huaj.Më pas nuk mungojnë batutat rreth një deklarate të Ramës, që maskat anticovid i qep vetë pa lekë.Saimiri ngatërron ditën dhe thotë, se ka Opinion, kur në fakt është e mërkurë dhe emisioni Opinion fillon në orën 22.00.Presidenti Meta ka shkruar në rrjetet sociale, se më në fund është bashkuar me një pikturë të Isa Boletinit, që prej kohësh qëndronte në Kuvend.
Një nga traditat më të bukura të programeve “Stop” të 1 janarit, është përmbledhja e humoreve në studio nga Saimiri dhe Genti.Ata bëjnë batuta me mënyrën, sesi e mori Rama drejtimin e PS-së. Më pas ata thonë, se Rama nuk do t’i zbresë kalit, derisa të ngordhë kali. Saimiri e Genti spërkaten me alkool në studio dhe thonë, se kur të kthehen në shtëpi, do bëjnë sherr me gratë, se pse kanë pirë alkool.
Saimiri dhe Genti bëjnë humor me një deklaratë të presidentit Meta, se kush prek një votë, duhet t’i pritet dora. Në mbrëmjet, që quheshin tematiko-dëfrimi në kohën e komunizmit,mund të të prisnin edhe pantallonat.Shkresat e QKB-së janë bërë si lojë ping-pongu. Një deklaratë e një deputeti në parlament, “mos hani atë, që nuk thuhet”, ka shkaktuar batuta e të qeshura pa fund në studio. Pseudonimi i Enverit ishte Tarasi apo Ta rrasi? Ky ishte një tjetër moment, që ka shkaktuar humor dhe ilaritet në studio.