Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë një shqetësim në redaksinë tonë. Abaz Abazi blen një makinë tip Range Rover në Angli në vitin 2019 dhe në vitin 2020 e sjell në Shqipëri. Për makinën pagoi 6700 pound dhe ka një kontratë me shkrim dore dhe një faturë bankare, për depozitimin e parave në bankë.Vjehrri i shitësit doli garant, që në vitin 2020 ta sillte makinën dhe e solli nëpërmjet doganës së Durrësit. Pasi makina qëndroi rreth një vit në Tiranë, qytetari u kthye nga Australia në Shqipëri vitin 2021, në Shqipëri dhe vendosi të udhëtonte drejt Maqedonisë. Në doganën e Qafë-Thanës e ndalojnë, pasi kjo makinë ishte denoncuar e vjedhur dhe kërkohej nga Interpoli. Qytetari shkoi në Pogradec të jepte deklaratën dhe makina u bllokua. Cështja shkoi në prokurori dhe ende makina vazhdon të jetë e bllokuar, pasi duhet pritur një përgjigje nga Anglia. Në komisariatin e policisë së Pogradecit na thonë, se automjeti ka dalë i vjedhur në Londër dhe prandaj është bllokuar. Pritet një përgjigje nga Interpoli, që më pas të vijë urdhri i ekzekutimit, për marrjen e makinës.
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtjes së saj në komisariatin e Pogradecit, nuk ka asnjë përgjigje nga prokuroria apo gjykata, se cfarë do të ndodhë me këtë automjet.Në gjykatën e Korcës na thonë, se ka një vendim të Gjykatës së Pogradecit, e cila ka rrëzuar kërkesën e qytetarit për të marrë mjetin.
Range Roveri është shpallur i vjedhur në datën 14.11.2019 nga Interpol Londra. Por sipas verifikimeve të kryera nga sistemi Tims, mjeti nuk rezulton i regjistruar as në hyrje dhe as në dalje në Republikën e Shqipërisë. Pyetja, që mbetet pa përgjigje është, si e ka kaluar doganën e Durrësit ky automjet? Në një komunikim të qytetarit me vjehrrin e shitësit, ky i fundit pranon, se e ka sjellë ai vetë makinën nëpërmjet doganës së Durrësit.Madje ai thotë, se dhëndri i tij, që ka shitur makinën, nuk ka bërë asnjë denoncim për vjedhje të saj.
Sot është e enjte, që njihet dhe si dita e seancave parlamentare. Në fakt ky sesion kuvendor është dominuar nga trazirat në sallën e të zgjedhurve. Debatet normale janë zëvendësuar me tymuese, zjarr e karrike të hedhura në foltore. Ne sjellim një përmbledhje të momenteve kulmore të seancave plenare nga shtatori në këtë fundviti.