STOP- EMISIONI 84 (SEZONI 4) 26 dhjetor 2018 Denohet me 30 vjet burg per nje veper, qe nuk u provua dhe deshmua kurre!

Stop – Denohet me 30 vjet burg per nje veper, qe nuk u provua dhe deshmua kurre! (26 dhjetor 2018)

Në 30 korrik 2016, rreth orës 16.30 ndodhi një incident në afërsi të burgut të Vaqarrit.Një i burgosur u plagos me armë zjarri dhe prokuroria fajësoi për këtë shtetasin Ergys Kolaveri.Gjithë akuza u ngrit, me arsyetimin, se Kolaveri kishte ngatërrua objektiv, duke tentaur eleminimin e Gazmir Dacit, për t’u hakmarrë për vrajsen e të vëllait.Prindërit e Ergysit thonë, se djali i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen e megjithatë, është dënuar me 30 vjet burgim për tentativë vrasjeje.”Stop” sjell pamjet e vendit, ku ndodhej Ergys Kolaveri në kohën, kur ka ndodhur incidenti pranë burgut të Vaqarrit.Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi,bën ekspertimentin për të shkuar nga aty ku shfaqet Ergysi e deri në burgun e Vaqarrit, por rezulton, se i akuzuari nuk mund të ndodhej aty në momentin e ngjarjes.

Stop – Vrapi per te ikur, edhe policet plotesojnë Lotarine Amerikane! (26 dhjetor 2018)

Ditën e djeshme është publikuar lajmi, se 80% e policëve kanë plotësuar lotarinë amerikane dhe synojnë të lënë Shqipërinë. Nga ana tjetër, në bazë të statistikave zyrtare, 330 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi të vendeve të BE-së nga 16 vitet e fundit. Kjo do të thotë, se qeveritë demokrate apo socialiste, kanë shpërgulur nga vendi më shumë bashkëatdhetarë, sesa cdo pushtues në vend.

Pajtime Fetahu u kap me presh ne dore dhe pretendon per prishje imazhi!

Në 31 janar 2017, rreth 2 vjet më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin e korrupsionit në gjykatën e Elbasanit.Më zë dhe figurë, u pa, sesi gjyqtarja Pajtime Fetahu, liroi nga burgu qytetarin Kristjan Leka, pasi sekseri mori 2 000 euro nën dorë, për të kryer këtë punë.Zonja Fetahu investohet të lirojë personin në fjalë, duke e rregulluar edhe me prokuroren. Por pavarësisht videos dhe pezullimit, që i bëri KLD-ja pas transmetimit, gjyqtarja Pajtime Fetahu arrin të kthehet në detyrë dhe sot ka paditur emisionin “Stop”,për dëmtim të imazhit të saj. Në fakt ishin sekserët, që morën para në emër të saj dhe akti i lirimit të Kristjan Lekës, akuza më e fortë dhe flagrante ndaj gjyqtares.

Të Fundit