STOP-EMISIONI 83(SEZONI 6) 30 Dhjetor 2020-Vau i Dejes/ gazetarja e “Stop” kyc ne zyre drejtorin e OSHEE-se.

Jemi në fshatin Paçram të Shkodrës, në Vaun e Dejës, për një problem të qytetarit Artan Matia. Ky i fundit në mars 2018 është mbifaturuar në vlerën rreth 2 milionë lekë të vjetra. Si të mos mjaftonte kjo, mbifaturimet kanë vazhduar deri në shtator 2020. Sahati shënon matje të ndryshme nga faturat, duke rënduar pa të drejtë Artanin. Pas shumë ankesave pa zgjidhje, thotë, se alterantiva e fundit i ka mbetur “Stop”-i.I drejtohemi OSHEE-së së Vaut të Dejës dhe takojmë përgjegjësin Tom Zhuri, i cili mjaftohet të thotë, se ankesa e Artan Matias, do të marrë përgjigje.Në sektorin e Kujdesit ndaj klientit zbulojmë, se nga viti 2018 deri në 2020-ën, qytetari është faturuar sipas dëshirës së lexuesit të sahatit.

Ditët e fundit në rrjet po qarkullojnë shumë meme për shkak të pandemisë së covid 19. Një prej tyre tregon, se një ndër arsyet, që duhet të mbani maskë, është se mund të përfundoni në spital dhe kur të shtroheni,të marrin telefonin dhe ia japin gruas. Momenti i fundit është edhe më i dhimbshëm se vetë sëmundja.

Për problemin e mbifaturimit të shtetasit Artan Matia, pas Kujdesit të Klientit, kthehemi sërish në zyrën e drejtorit, por nga një hyrje tjetër, pasi drejtori e kishte mbyllur derën.Ky i fundit nuk di të japë shpjegime as për mbifaturimin dhe as pë faturimin aforfe, që i është bërë Artanit në shtator të këtij viti.I vënë përballë përgjegjësisë, drejtori kërkon të largohet për punë në zyrat qendrore, por pasi bën xhiro nëpër Shkodër, ai përfundon duke u fshehur në magazinën e OSHEE-së, me pretendimin, se coi materiale pune atje.Por emisioni “Stop” e solli problematikën në drejtorinë qendrore të OSHEE-së në Tiranë, ku na konfirmuan, se kemi të bëjmë me keqfaturim, ndaj zoti Matia u clirua nga faturimi i tepërt dhe debia.

Të Fundit