I bastisin lokalin me dokumente të rregullta, Stop zgjidh problemin.
Indrit Kadrimi ka në pronësi një lokal në kompleksin Rotondo në zonën Durrës-Plepa, për të cilin zotëron edhe gjithë dokumentacionin e rregullt.Ai tregon, se objektin e bleu për 240 mijë euro nga firma “Progres Konstruktion”.Rreth një vit më parë është pajisur edhe me certifikatën e sigurisë, por kjo nuk e la larg nga problemet.Në fund të nëntorit i shfaqet në derë zyra përmbarimore LDC me një pretendues tjetër për pronën, Bukurosh Osmani.Pa asnjë njoftim shoqëria përmbarimore dhe 50 policë bastisën lokalin dhe nuk pranonin të shihnin dokumentet e Indritit.Në këto kushte, gazetarja e ‘Stop” dhe Indrit Kadrimi iu drejtuan Ministrisë së drejtësisë dhe pas disa javësh, cështja u zgjidh.Firma e ndërtimit do t’i japë paratë ose një pronë tjetër Bukurosh Osmanit.
Himn dhe kerkesa para kryeministrise, studentet nuk ndalin protesten!
Studentët kanë protestuar sërish sot para kryeministrisë, edhe pse ata kishin njoftuar, se do t’i rinisnin protestat pas pushimeve të fundvitit. Një grup të rinjsh janë mbledhur para godinës qeveritare, duke kënduar himnin e flamurit dhe duke mbajtur secili prej tyre, një nga 8 kërkesat, që i kanë parashtruar kryeministrit Rama.
Bleu bodrumin 25 vjet më pare, por hipoteka ia regjistroi komshiut!
I moshuari Veniamin Terziu, tregon në “Stop”, se në vitin 1995 bleu një bodrum, ndërsa në vitin 2012 kërkoi edhe certifikatën e pronësisë. Por vetëm 5 vjet më vonë Veniamini mësoi, se hipoteka e objektit, i kishte kaluar gabimisht komshiut.Pas interesimit të gazetares së “Stop” nga hipoteka kthyen përgjigje, duke kërkuar, që dy palët, Veniamin Terziu dhe komshiu i tij, Ferial Brace, duhet të paraqiten në zyrat e regjistrimit të pasurive me planimetritë e objekteve të tyre, për të bërë ndarjen e pronës së secilit.