Jemi në Durrës për problemin e qytetares Rozeta Krrici, e cila ka rënë pre e një dentisti turk mashtrues. Pasi i ka bërë nofullën e poshtme me veshje, i ka gërryer dhe dhëmbët në nofullën e sipërme turku është zhdukur. Por Musa Buzkurt i ka marrë 700 mijë lekë paradhënie, duke e lënë pacienten me infeksion në gojë.Pyetëm bizneset përreth, sesi e njohin Musa Buzkurt, dentistin turk.Por Qiradhënësi e ka përzënë, se nuk paguante qiranë. Mësojmë, se Rozeta nuk është “viktima” e vetme e dentistit turk.Në lidhje me situatën e Rozetës ne takuam stomatologun, që po e trajton aktualisht,Gëzim Hamitaj. Ky i fundit shpjegon situatë e zonjës, duke thënë, se edhe puna e bërë nga turku ka probleme dhe duhet ripunuar.Për këtë skandal, iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut, ku na thanë, se Musa Buzkurt nuk ka licensë dhe as dosje pranë Urdhrit, për të ushtruar profesionin në vendin tonë.
Disa fëmijë kanë bërë një balonë, duke përdorur qese plastike. Në Grykë Cajë të Kukësit banorët po e hapin rrugën vetë. Shkolla “Nënë Tereza” në Lezhë vazhdon të jetë e përmbytur edhe pasi shiu ka pushuar.Janë këto disa nga episodet e pjesës së parë të emisionit të sotëm.
Jemi në Durrës me qytetarin Festim Biba, të cilit i është bllokuar për 15 ditë patenta në Itali nga policia italiane. Më pas autoritetet italiane e kanë cuar patentën në Konsullatën shqiptare të Milanos, ku ka mbetur prej dy muajsh. Ndërkohë qytetari është pa punë dhe i bllokuar, në një kohë, që është shofer kamioni dhe me këtë punë jeton. Në një komunikim me zyrën e shtypit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, na thanë që dokumentet grumbullohen dhe nisen një herë në muaj drejt Shqipërisë. Por qytetarit Biba i është vonuar dy muaj dhe autoritetet shqiptare nuk japin shpjegim, por thonë, se qytetari nuk duhet të bënte shkelje.Pas interesimit të “Stop” brenda 24 orësh erdhën nga Milano 70 patenta, përfshirë atë të zotit Festim Biba