I zhdukur prej 5 muajsh, FNSH dhe RENEA zbarkon në shtëpinë e Ervis Martinajt

Një grup punonjësish të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcave RENEA kanë zbarkuar në banesën e Ervis Martinajt në Fushe Kuqe të Kurbinit për të kryer kontrolle.

9 gushti është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Të Fundit