Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani i janë drejtuar emisionit “Stop” për një problem shëndetësor. Në vitin 2011 Dorina u diagnostikua me diabet të tipit 1 dhe doli në komision. Por në vitin 2016 kempi epror e nxorri pa grup dhe cifti nisi procesin gjyqësor, që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe, për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën.Në Poliklinikën e specialiteteve, doktori, që ndjek Dorinën, shpjegon, se diabeti është sëmundje progresive, që vjen duke u rënduar dhe nuk ka dyshim, që ajo duhet të trajtohet gjithë jetën.Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për dy vite, zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti.
Sic është bërë traditë, shumë prindër kanë sjellë në “Stop” video të fëmijëve të tyre, duke kërcyer e duke u dëfryer me nisjen e programit. Më pas Klintoni ka dalë në Tiranë, duke gjurmuar qytetarët, që nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Shumë qytetarë anashkalojnë vijat e bardha, duke u bërë burim aksidentesh. Edhe shoferët shpesh nuk i respektojnë kalimtarët, që ecin në vijat e bardha, duke bërë, që trafiku në Tiranë, të jetë një kaos i vërtetë.
Emisioni “Stop” është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Katër shoqata nga Suedia: Shoqata Liria, Rrjeti shqiptar në Suedi, Vajzat shqiptare, shqiptarët më të mirë të Suedisë kanë sjellë ndihma për ata, që u prekën nga tragjedia.Gazetarja e “Stop” ka qenë në Bubq në familjet Vathi e Daci, ne Vorë në familjen Tusha, në Valias në familjes Kovaci dhe në Kamëz në familjen Kurti, ku ka cuar ushqime e sende të nevojave bazike