STOP-EMISIONI 80 (SEZONI 4) 20 dhjetor 2018 Mungesa e diplomave, përgjegjës bordi i administrimit dhe administratori!

Stop – Mungesa e diplomave, pergjegjes bordi i administrimit dhe administratori ! (20 dhjetor 2018)

Një tjetër denoncim ka mbërritur në “Stop” për mungesën e kartonave të diplomës. Këtë herë problematika është prezente në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.Studentja që ankohet, ka që në qershor, që ka përfunduar studimet për marrëdhënie publike, por nuk e ka marrë diplomën fizikisht.Edhe në Universitetin e Elbasanit rezulton i njejti problem.Albano Zhapaj, ekspert arsimi thotë, se mungesa e diplomave i penalizon studentët për t’u regjistruar në master apo për tregun e punës. Ai shpjegon, se për këtë situatë, përgjegjës janë bordi i administrimit dhe admnistratori.

Stop – Opozita kthehet ne parlament dhe godet kryeministrin me veze! (20 dhjetor 2018)

Opozita u kthye sot në sallën e parlamentit, por punimet e Kuvendit u mbyllën për pak minuta, pasi një nga deputetët demokratë, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Rama.Dy ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kishte deklaruar, se strategjia e opozitës ishte si ajo e partizanëve me gjermanët, që sulmonin e më pas tërhiqeshin për t’u clodhur.Së fundi është publikuar një tjetër foto e kreut demokrat Lulzim Basha me Kamil Ekim Alptekin dhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, i akuzuar për lobim të paligjshëm e deklaratë të rreme.PD doli dje për të deklaruar, se projekti i unazës së re është korrupiv, pasi aty do të ndërtojë edhe Edmond Bego. Por duket, se Bego ka një kontratë me banorët e zonës dhe në një distancë prej 1 500- 2 000 metra në vijë ajrore nga unaza.

Stop – Prokuroret nuk hetojne vetegjyqesine, Bujar Nallbani ndjek logjiken e tyre! (20 dhjetor 2018)


Në muajin nëntor “Stop” transmetoi ankesën e Bujar Nallbanit, i cili denoncoi ndërtuesen Vjollca Hoxholli, për dhunim të pronës dhe zhdukje të mallit, që kishte në magazinën e blerë prej tij.Dy kallzimet e Bujarit u hodhën në kosh nga prokurorët Elio Mazreku dhe Kreshnik Ajazi, të cilët vendosën mosfillim të cështjeve për to.Meqë dy prokuroët nuk e quajtën vepër penale ndryshimin e bravës së dyqanit të Bujarit nga ndërtuesja Hoxholli, edhe vetë Bujari i motivuar nga logjika e njerëzve të drejtësisë, vendosi të bëjë të njejtën gjë, duke ndryshuar bravën e objektit, që bleu në vitin 2015 për plot 135 mijë euro.

Të Fundit