STOP – EMISIONI 80 (SEZONI 2)

Nga ambulanca e Kavajës, tek “krekosja” e Alban Fetollit.
Në ambulancën e Kavajës nuk funksionon tualeti. Një të moshuari i duhet të endet në kërkim të celësit, për të kryer nevojat personale. Në muajin tetor emisioni “Stop” faktoi, se kreu i DAR Devoll, Alban Fetolli ka falsifikuar dokumenta e lista notash, për të fituar këtë pozicion. Por pavarësisht kësaj, Fetolli ka pozuar krenar në një foto me ministren e arsimit Lindita Nikolla.

Skandali, aksidenti pa fajtorë tek Ura e Bllokut dhe denoncimi i taksistit.
Taksisti Skënder Hoxha rrëfen për “Stop”, se në 10 shtator rreth orës 4 të mëngjezit është përplasur me një automjet në kryqëzimin e urës së bllokut. Skënderi pretendon, se ka qenë duke ecur, kur semafori i jepte të drejtë, por polici rrugor nuk ishte në gjendje të përcaktonte fajtorin.Pasi policia nuk mundi t’ia zgjidhte problemin, “Stop” iu drejtua bashkisë së Tiranës, që menaxhon semaforët, duke patur si indicie GPS-në e automjetit.Përgjigja e bashkisë vërteton pretendimin e Skënderit, se ai ka qenë duke qarkulluar me semafor jeshil. Taksisti thotë, se ky incident e ka lënë 3 muaj pa punë dhe se me këtë aktivitet ai mban familjen.

Në datën 10 shtator rreth orës 4 të mëngjesit, taksisti Skënder Hoxha është përplasur me një automjet në kryqëzimin e Urës së Bllokut. Ai bën të ditur ngjarjen e tij në emisionin “STOP” dhe pretendon, se ka qenë duke ecur kur semafori i jepte të drejtë, por polici rrugor nuk ishte në gjendje të përcaktonte fajtorin. Taksisti thotë, se ky incident e ka lënë 3 muaj pa punë dhe se me këtë aktivitet ai mban familjen.

Unë punoj Taksi dhe në mëngjesin e datës 10 shtator rreth orës 03.15, këtu në këtë kryqëzim ndodhi një aksident. I bindur plotësisht në respektimin e sinjalistikës rrugore, nxjerr konkluzionin në të gjitha drejtimet që jam i pafajshëm.

Semafori ka qenë i kuq apo jeshil?
Në momentin kur unë kam ardhur nga rruga e Unazës deri këtu, ka qenë i kuq. Kam pritur sa është hapur drita jeshile dhe jam futur. Më pas në momentin që unë futem aty vjen një makinë tjetër dhe më godet.

Policia vetë ka deklaruar që nuk mund të përcaktohet dot se kush është shkaktari kryesor i këtij aksidenti, duke iu referuar shkresës nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në faqen e parë të kësaj shkrese thuhet që: “Në bazë të materialeve që na janë vënë në dispozicion për këtë ngjarje, ju bëjmë me dije se nuk jemi në gjendje të përcaktojmë, se cili nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në ngjarje nuk ka respektuar sinjalistikën ndriçuese dhe që ka shkelur kërkesat e nenit 41/10 të ligjit Nr. 8378 datë 22.07.1998.

Kryqëzimi që jemi duke folur nuk ka kamera, por emisioni “STOP” ka një variant tjetër sesi zbardhet ky aksident.

Gazetari i “STOP” iu drejtua Bashkisë së Tiranës, që menaxhon semaforët, duke patur si referim GPS-in e automjetit. Përgjigja e bashkisë vërteton pretendimin e Skënderit, se ai ka qenë duke qarkulluar me semafor jeshil, në orarin kur automjeti ka kaluar në “Urën e Bllokut”.

Nga dita e aksidentit deri sot që po flasim ju nuk e përdorni më taksinë?
Janë bërë tre muaj që unë po rri pa punë, duke më shkaktuar një dëm ekonomik që për mua është shumë. 

Mesatarisht në një ditë pune, sa fitonit?
Më binte një fitim rreth 50 mijë lekë të vjetra.

Një detaj tjetër është edhe siguracioni. Ju nuk mund të merrni dot dëmshpërblim nëpërmjet siguracionit?
Kompania që ishte siguruar personi që më goditi, më tha që ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Ne i bëjmë të gjitha likujdimet, por na duhet një vërtetim, që është shkaktar mjeti që kemi siguruar ne, sepse nuk kemi si e justifikojmë nxjerrjen e lekëve.

Elbasan, kujdestarja që i mbanin pagën dhe bllofi i ekonomistit.
“Stop” i rikthehet rastit të kujdestares së konviktit të Elbasanit dhe pretendimit të saj, se i mbanin pagën.Nexhmije Kacollja prej kohësh nuk merrte pagën e miratuar në bordero nga Ministria e Arsimit, për shkak të vendimit absurd të drejtorisë, për të unifikuar pagat dhe përdorur diferencat për probleme të tjera. Ekonomisti i institucionit del bllof në përpjekje për të justifikuar mbajtjen e parave. Ai tregon boderotë e dy viteve dhe ballafaqohet me vetë zonjën Nexhmije Kacollja.

Të Fundit