Një punonjës policie i është drejtuar emisionit “Stop”, duke denoncuar mënyrën sesi, sipas tij, dy gjyqtare kanë vendosur masa të lehta ndaj dy personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që merret me vjedhje të sofistikuara. Sipas tij, grupi vepron në mënyrë të organizuar: siguron informacion për banesa, që kanë sende me vlerë ose para cash, e merr kasafortën, e hap në një vend tjetër dhe më pas e rikthen në banesë. Brenda kasafortës, hajdutët lënë objekte të tjera, për të krijuar dyshime brenda familjes dhe për të dekurajuar kallëzimin e grabitjes.Një prej episodeve të fundit ndodhi në Tiranë. Agron Goxhaj, 48 vjeç, dhe Andi Hasani, 46 vjeç, janë filmuar, duke hyrë në një banesë, që dyshohet, se kishin planifikuar ta grabisnin. Ata u kapën në flagrancë nga policia në momentin, kur u rikthyen për të lënë kasafortën.Pavarësisht provave të sekuestruara, gjyqtarja e Apelit Adelajda Gjuzi, zëvendësoi masën “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.Por, ndërsa ndodheshin në arrest shtëpie, dy të dyshuarit organizuan një tjetër grabitje në Vlorë. Ata u kapën sërish në flagrancë dhe në automjetin e tyre u gjetën mjete të sofistikuara për hapjen e bravave dhe armë. Edhe në këtë rast, gjyqtarja e Vlorës Arbana Selmanaj vendosi arrest shtëpie.Aktualisht Agron Goxhaj ndodhet pas hekurave, pasi ka thyer sërish arrestin e shtëpisë, ndërsa Andi Hasani, është në arrest shtëpie, por shihet rëndom, duke e thyer këtë masë.
Aktori i njohur shqiptar Reshat Arbana feston sot 86 vjetorin e lindjes.Gjykata e lartë vendosi sot, që kryebashkiaku i Tiranës, të vazhdojë të mbetet në qeli.Nga ana tjetër, GJKKO la në qeli pas gati dy vjetësh, ish presidentin Ilir Meta. Madje ndryshe nga vendimi i një dite më parë, Meta nuk u lejua as të dilte nga kafazi.
https://mail.yahoo.com/d/folders/2/messages/68698?.intl=it&.lang=it-IT&pspid=2114719002&activity=header-mail&guccounter=1&guce_referrer=aHR0cHM6Ly9sb2dpbi55YWhvby5jb20v&guce_referrer_sig=AQAAAHILNMo9QgCU0SHFw0766ypymoLEfL9oh9EawlOgBFgDWsTH8Dj7sSoAX_5TTwF1TindcfwiR6hrrZZCQnZ3cGEYrMcVHCs0yyo_axZ4TeI4myTeHF6xj6kJizMXeHK5y35V7WMlye7HdiYZgfBDB4-qUooEthXJmaQT3IjTlPA5&.src=ym&reason=n8_norrin#:~:text=Viktor%20Thaqi%20tregon,s%C3%AB%20nj%C3%ABjt%C3%ABs%20shkelje.



