Ndodhemi në Karroq, Godolesh 2 km larg Elbasanit.Liljana Mato, një prej 16 trashëgimtareve të familjes Qosja ka një ullishte rreth 16 dynym në këtë zonë. 12 dynym i ka shfrytëzuar, ndërsa 4 prej tyre i ka zaptuar Herald Saraci. Saraci thotë, se e ka cuar cështjen në gjykatë, por Liljana thotë, se ka certifikatë pronësie. Në Gjykatë nuk ka asnjë proces të regjistruar për këtë rast. Liljana thotë, se kur vendosi beton, për të rrethuar ullishten, Heraldi nxorri armën e shërbimit. I plotfuqishmi i zonës, erdhi dhe iku dhe cështja u mbyll, pasi Herald Saraci konsiderohej i paprekshëm. Saraci është shkarkuar nga vettingu. Më parë ka qenë në Shish, ish komisioner dhe po hetohet nga Spak.Në Kadastrën e Elbasanit na thonë, se prona në fjalë i takon familjes Qosja dhe nuk ka shënime në kartelën e pasurisë.
Në seancën e mbrëmshme parlamëntare, nuk munguan debatet dhe sherret mes kryeministrit Rama dhe deputetëve, Flamur Noka e Agron Shehaj.Ndërsa sot ishte rradha e grave. Debati u ndez mes ministres së Financave Delina Ibrahimaj dhe deputetes demokrate Jorida Tabaku.
Për problemin e zonjës Liljana Mato, të cilës i kanë zaptuar një pjesë të pronës në Godolesh të Elbasanit,interesohemi në Policinë Bashkiake dhe tek Imt. Alian Zabeli shprehet, se pas verifikimit, do hiqet gardhi rrethues.E në fakt IMT në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe Drejtorine e Shërbimeve publike Elbasan arrijnë të prishin gardhin, që kishte 7 vjet, që nuk zgjidhej.Në këtë mënyrë familjes së Liljana Matos i kthehet prona, që gëzon me ligj.