Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në vend, jemi ndalur në Spitalin e Traumës, për të parë, sesi menaxhohen mbetjet spitalore. Për habi, në kazanët e mbeturinave dhe jashtë tyre, gjetëm shiringa, age të mprehta, sende plastike spitalore.E njejta situatë edhe pranë depos së magazinimit të përkohshëm, si dhe në ambiente të tjera. Gjatë vëzhgimit tonë, drejtoresha e Spitalit të Traumës, Edlira Bode, u njoftua për prezencën e “Stop”-it dhe doli menjëherë, për të thënë, se nuk merret ajo me këtë gjë, por do të interesohet dhe do të ketë masa për përgjegjësit.Gazetari i “Stop” njofton komisariatin numër 3, i cili sjell grupin e policisë dhe opgj-në, të cilët bënë verifikimin dhe dokumentuan provat.Zyrtarisht, policia na bën me dije, se ka nisur procedim për dy shtetase për këtë rast dhe materiali i ka kaluar prokurorisë.Gazetari njoftoi gjithashtu edhe Inspektoratin Shëndetësor Tiranë për situatën skandaloze në Spitalin e Traumës në Tiranë.Pas verifikimeve, Spitali i Traumës u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra gjobë.
Në 7 dhjetor 2023 transmetuam denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një cështje pronësie. Pasi i mori me rradhë shkallët e gjyqsorit, në fund e coi cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.Qytetari tha, se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë lekë për kërkesë padinë, e më pas edhe 1500 euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë, që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca, avokati i kërkoi edhe 500 mijë lekë, që gjyqtarët të hanin edhe një drekë. Të nesërmen e këtij transmetimi, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë pretendim të avokatit Fatmir Gjika, duke u shprehur, se po bën kallzim penal ndaj tij në organet kompetente.Pas këtyre zhvillimeve, avokati Fatmir Gjika telefonon qytetarin, duke i thënë, se me denoncimin, që bëri, mund të shkojë “edhe në atë dynja”.E megjithë kërcënimin, qytetari arriti të marrë mbrapsht paratë, që i kish dhënë avokatit Gjika.
Disa arinj janë “ftuar” të hapin pakot e dhuratave poshtë pemës së krishtlindjes. Video e arinjve është bërë bërë virale dhe situata në një sfond me borë, të sjell më afër festave të fundvitit.