Spitali i Traumës/ Plotë me mbetje spitalore të rrezikshme, kudo në kosha dhe jashtë tyre

Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në vend, jemi ndalur në Spitalin e Traumës, për të parë, sesi menaxhohen mbetjet spitalore. Për habi, në kazanët e mbeturinave dhe jashtë tyre, gjetëm shiringa, age të mprehta, sende plastike spitalore.E njejta situatë edhe pranë depos së magazinimit të përkohshëm, si dhe në ambiente të tjera. Gjatë vëzhgimit tonë, drejtoresha e Spitalit të Traumës, Edlira Bode, u njoftua për prezencën e “Stop”-it dhe doli menjëherë, për të thënë, se nuk merret ajo me këtë gjë, por do të interesohet dhe do të ketë masa për përgjegjësit.Gazetari i “Stop” njofton komisariatin numër 3, i cili sjell grupin e policisë dhe opgj-në, të cilët bënë verifikimin dhe dokumentuan provat.Zyrtarisht, policia na bën me dije, se ka nisur procedim për dy shtetase për këtë rast dhe materiali i ka kaluar prokurorisë.Gazetari njoftoi gjithashtu edhe Inspektoratin Shëndetësor Tiranë për situatën skandaloze në Spitalin e Traumës në Tiranë.Pas verifikimeve, Spitali i Traumës u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra gjobë.

Të Fundit