STOP-EMISIONI 77 (SEZONI 6) 22 Dhjetor 2020-Fier/ paguan dritat, OSHEE ia pret per nje borxh te vjeter te kontrates. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 77 (SEZONI 6) 22 Dhjetor 2020-Fier/ paguan dritat, OSHEE ia pret per nje borxh te vjeter te kontrates.

Në vitin 2013, familja Salillari në Fier, u bë përfituese e një banese sociale, sipas një kontrate me Entin e Banesave Bashkia Fier, me afat shlyerje 25 vjet. Prej disa muajsh OSHEE Fier, ndërpret furnizimin me energji për këtë familje, me arsyetimin, se banesa rezulton debitore prej rreth 5 milionë lekësh.Mikel Salillari tregon, se familja ka qenë dhe është e rregullt në pagesa. Ka qenë një tjetër qytetar, që jetonte më parë në këtë banesë sociale, i cili nuk paguante detyrimet ndaj Entit dhe pas proceseve gjyqësore doli nga shtëpia.Edhe pse pa asnjë faj, OSHEE Fier, për shkak të debisë, lë pa energji familjen në fjalë. Ne iu drejtuam Entit të Banesave Fier dhe drejtoresha tha, se kjo është përgjegjësi e OSHEE-së, që duhet t’i japë zgjidhje qytetarit. Shkojmë te Kujdesi i Klientit pranë OSHEE-së, Fier, ku punonjësja thotë, se OSHEE nuk njeh, se kush person është në atë shtëpi, por merret vetëm me faktin, se kjo kontratë ka një debi të pashlyer.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një foto e një efektiveje policie, që udhëton në autobus pa maskë. Një tjetër qytetar ka sjellë një video, që tregon, se ai po gjobitet për mosmbajtjen e maskës nga policë pa maska.Policia që duam ka treguar edhe njëherë, se kërkon nga qytetarët zbatimin e një rregulli, që nuk arrin ta zbatojë vetë.

Pasi nuk morëm zgjidhje te sektori i Kujdesit ndaj Klientit pranë OSHEE Fier, për problemin e qytetarit Mikel Salillari, i drejtohemi zyrës së teknikës pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Fier, ku sërish nuk morëm përgjigje.Rikthehemi edhe një herë pranë zyrave të Kujdesit ndaj klientit, këtë herë për të zgjidhur hallin e qytetarit dhe për t’i bërë atij një kontratë të re.Pas këmbënguljes sonë dhe shumë ecejakeve, qytetari tregon, se iu rikthye energjia elektrike. Tani ai do të shkojë tek OSHEE-ja Fier, të bëjë kontratën e re, pa qenë e nevojshme të paguajë borxhin e paraardhësit të shtëpisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *