Mesuese e frengjishtes prej 20 vitesh transferohet ne nje fshat tjeter te humbur!
Tereza Abdihoxha, mësuese e frengjishtes prej 20 vjetësh në Xibrakë në, shkollën 9-vjecare “Ramazan Bala” në denoncon në “Stop” transferimin e saj në kushte të pamundura.Në 12 nëntor i është komunikuar, që do të japë 3 orë në javë në shkollën Xibrakë katund. Por për atje nuk ka asnjë mjet transporti.# vjet më parë e ka provuar të japë mësim në këtë shkollë dhe e kanë sulmuar qentë e është sëmurur nga i ftohti. E vetmja gjë, që kërkon Tereza, është një mënyrë, sesi të shkojë në Xibrakë katund.Drejtoresha e shkollës “Ramazan Bala”, Lumturi Kadriu, thotë, se nuk ka zgjidhje, por e pranon problemin.Gazetarja e “Stop” pyeti dhe drejtorin e DAR Elbasan, Alqi Cabiri, i cili thotë, se do të zgjidhet transporti, ose 18 nxënësit e shkollës Xibrakë katund, do të vijnë në shkollën qendrore.
Durres, vidhet komisariati i qytetit, sa te sigurt ndihen qytetaret!
Pak ditë më parë u publikua lajmi i grabitjes së komisaritatit të policisë së Durrësit. Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, sesi ka mundësi, që vidhet institucioni, që duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve.Pyetje dhe përgjigje me humor vijnë në pjesën e parë të emisionit “Stop” për sot.
Shkollat “Arkos” dhe “Meridian” solidarizohen per familjet ne nevoje!
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e Sanije Lokës, e cila jeton e vetme me nipin e mbesën të braktisur nga e ëma.Ëordflex u ofrua për të ndihmuar nënë Sanijen me dhoma gjumi për të dhe fëmijët. Dy shkollat jopublike “Meridian+” dhe “Arkos”mblodhën ndihma, ushqime dhe veshmbathje, të cilat ju dhuruan familjes Bilali në Pezë. Hurma Bilali falenderoi dhe bekoi fëmijët për aktin bujar.