Stop -EMISIONI 74 (SEZONI 4) 12 dhjetor 2018 Studentet mbarojne shkollen, por nuk marrin dot kartonin e diplomes!

Stop – Studentet mbarojne shkollen, por nuk marrin dot kartonin e diplomes! (12 dhjetor 2018)

Studentët e drejtësisë denoncuan në STOP, se kanë përfunduar studimet, por kanë më shumë se 6 muaj, që nuk kanë marrë kartonin e diplomës.Këtë e pranon edhe dekani i juridikut, Artan Hoxha, i cili thotë, se problemi do të zgjidhet shpejt.Edhe Sokol Horanlli deklaroi, se e fejuara e tij ka përfunduar studimet për infermieri në korrik 2018 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, por nuk e ka marrë kartonin e diplomës. Ky fakt e penalizon të renë, për licensën në Suedi, ku kërkon të punësohet.Dekani Shkëlqim Hidri thotë, se për raste emergjente do të ketë zgjidhje të shpejtë.Nga ana tjetër, Ndricim Mehmeti, ekspert i fushës së arsimit,thotë, se lekët e diplomave shkojnë për nevoja të tjera të universiteteve dhe kjo po i penalizon studentët në tregun e punës.

Stop – Protesta e studenteve, Freshistet infiltrohen ne studiot televizive! (12 dhjetor 2018)


Protesta e studentëve ka vijuar sot e heshtur e me letra të bardha, në pritje të përgjigjes së kryeministrit për kërkesat e tyre. Mbrëmë në studiot televizive u infiltruan freshistë e militantë partie, për të bërë politikën e qeverisë lidhur me protestën. Rama ishte në Top Channel, ku u përball me shumë të rinj, të cilët rezultuan aktivistë të Forumit Rinor Eurosocialist. Ndërsa në studion e News 24, Rudina Xhunga u detyrua të nxjerrë nga transmetimi një të re, që rezultoi juriste në Ministrinë e Arsimit.Policia nisi procedimin për 25 persona që bënë protestë pa leje e mes tyre ishte dhe profesori i njohur Edmond Tupja.

Stop – Propaganda per shkollat profesionale, por bursat nuk jepen prej nje viti! (12 dhjetor 2018)

Ramadan Kasa tregon në “Stop”, se ka regjistruar djalin në shkollën profesionale “Gjergj Canco”, që të merrte një zanat.Djali, Shkëlqim Kasa, me banim në Prezë, thotë, se aplikoi për bursë, të cilën e fitoi, por nuk e merr prej një viti.Dhe ky problem nuk është vetëm i Shkëlqimit. Ymer Kodra, drejtor i ZA Vorë, thotë, këshilli bashkiak e trajton Shkëlqimin me bursë dhe paratë duhet t’ia japë shkolla.Ndërsa sekretarja e shkollës shprehet, se lista me 69 nxënës, i është nisur Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që në mes të shtatorit, por nuk ardhur përgjigje.

Të Fundit