E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 74 (SEZONI 3)

Cmimet e biletave të autobuzëve sipas qejfit, jo kilometrave.

Emisioni “STOP” ka realizuar një vëzhgim për çmimet e biletave në autobusë të linjave të ndryshme. Ajo që rezulton është se çmimi nuk është në përpjestim me kilometrat e përshkuara. Nga Krraba në Bërzhitë e Elbasan, çmimet variojnë sipas vullnetit të personit që menaxhon linjat në fjalë.

Si të mos mjaftonte kjo, qytetarët shpesh nuk marrin biletë, duke bërë që këto kompani t’u shmangen detyrimeve ligjore në raport me tatimet.

Gazetarja e emisionit “STOP” ka komunikuar me disa qytetarë në lidhje me çmimin që paguajnë për të shkuar në destinacionin e tyre.

Qytetarja 1 – Për në Baldushk 1200 lekë për të shkuar e 1200 lekë për të ardhur.

Qytetarja 2 – 1000 mijë lekë deri në Baldushk. Na duket çmim i lartë, por çfarë të bëjmë? Nga e keqja …

Qytetari 3 – Unë jam stacioni i fundit, paguaj 1200. Ku të ankohesh?

Qytetari 4 – Më duket shumë 1000 mijë lekë. 2000 mijë lekë pa vënë asgjë në gojë, vetëm autobuz.

Përfaqësuesi i një prej linjave të autobuzave shpjegon çmimet që ka vendosur, nëqoftëse do të mund të quhet shpjegim.

“31 km është deri në Krrabë, 1000 lekë është bileta (1200 lekë). Deri në Bërzhitë 700 lekë (1000 lekë). Deri në Elbasan 1500 lekë. Hajde ta bëjmë, të hipim bashkë, ti me të Elbasanit, unë me të Krrabës, kush shkon më shpejt dhe më shpesh? Është e barabartë me kilometrat. Nga Tirana në Krrabë është 33 km, në Bërzhitë 20 e ca. Ne sjellim pa lekë qumështin, domatet, gjelat e detit. Pa lekë, pa asgjë!”

Shoqëritë e transportit, si çdo tatimpagues kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar tatimet për të cilat janë përgjegjëse, siç janë tatimi mbi fitimin, tatimi mbi vlerën e shtuar çdo datë 14 të muajit pasardhës  që pason periudhën e deklarimit, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi etj. Qarkullimi i aktivitetit “Shërbim transporti” përbëhet nga totali i biletave dhe aboneve të shitura dhe bashkë me shpenzimet e zbritshme përcaktojnë edhe fitimin e këtij aktiviteti.

Por këto shoqëri nuk i pajisin qytetarët me bileta dhe shprehen se nuk posedojnë abone.  Këtë fakt e vërteton edhe kamera e fshehtë e emisionit “STOP”.

Rasti 1

Faturino – Ku do shkosh?

Qytetarja – Te kjo ura.

Faturino – Ura e Beshirit.

Qytetarja – Po! Më fal, po bileta s’ka këtu?

Faturino – Do ti? (biletë)

Qytetarja – Jo se dua unë, është rregull. Duhet ta japësh për të gjithë, jo për mua.

____

Rasti 2

Qytetarja – Mund të ma japësh biletën të lutem? Sepse aty thotë nëqoftëse nuk pajiseni me biletë, mund të mos paguani.

____

Rasti 3

Qytetarja – Te Tegu. Po bileta s’ka? Gjithë biletat i fute në xhep ti, asnjërit s’ia dhe.

Faturino – S’i jap.

Qytetarja – Si s’i jep? Lekët i merrni ju, bileta nuk jepni. Duhet të japësh bileta, jo (vetëm) mua, të gjithëve. Jo t’i fusësh në xhep.

____

Rasti 4

Qytetarja – Ky ikën te Tegu?

Faturino – Po.

Qytetarja – Sa është?

Faturino – 30 lekë.

Qytetarja – Më fal! Po bileta nuk ka?

Faturino – Jo! Do ti?

Qytetarja – Jo, pyeta se mos ka për të gjithë.

Faturino – Jo, jo!

____

Rasti 5

Qytetarja – Ti je faturino? Sa është bileta? Më fal! Po biletë nuk ka?

Shërbimi i transportit i linjave të qytetit të Tiranës kryhet nga subjekte të cilat kanë përgjegjësi tatimore dhe shkalla e tatimit është 15%. Por si tatohen këto subjekte nëse nuk deklarojnë numrin e saktë të biletave?

Hakmarrja e drejtoreshës, Stop zgjidh problemin e mësueses së Elbasanit.
Në muajin shtator “Stop” transmetoi rastin e mësueses së Elbasanit Lindita Sejdini. Drejtoresha e shkollës, Ilda Nako, nuk i njohu asaj raportin mjekësor të lëshuar nga QSUT, edhe pse në përgjigjen zyrtare vetë institucioni shëndetësor u shpreh, se kishte lëshuar këtë raport në bazë të rregullave.Nuk përfundoi këtu. Drejtoresha e shkollës “Ptoleme Xhuvani” ngriti një komision disiplinor për mësuesen Sejdini dhe në datën e firmosjes së këtij raporti, dy mësues rezultuan jashtë Shqipërisë në bazë të të dhënave të sistemit TIMS.Sot, në përfundim të semestrit, Sejdini nuk është kompletuar me orë mësimi. Gazetarja e emisionit “Stop” i drejtohet DAR Elbasan dhe pas disa bisedave dhe ballafaqimeve, Lindita Sejdini kompletohet me orët e nevojshme.

Nisma e nxënësve: mbledhin ndihma për familjet në nevojë.
Nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar familjet në nevojë, kësaj rradhe i janë bashkuar nxënësit e gjimnazit “Eqerem Cabej” dhe shkollës “Dëshmorët e lirisë”. Shuma e mbledhur nga gjimnazistët i shkoi familjes Mici dhe Liljana Mici falenderoi emisionin dhe kolektivin e nxënësve.Ndërsa ndihmat e mbledhura nga nxënësit e shkollës “Dëshmorët e lirisë” shkuan për zonjën Zyra Sula, nënë e divorcuar me 3 fëmijë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑