STOP-EMISIONI 73(Sezoni 8) 14 Dhjetor 2022-Mashtrimi i titullares se kadastres, nxjerr letren e QKB, mohon tatimet.

“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më shumë se 100 familje prej 15 vjetësh kanë probleme me apartamentet e blera te ndërtuesja Drita Daci. Apartamentet rezultonin të shitura dy ose tre herë.Pas banorët morën në dorë legalizimin e apartamenteve të tyre, ky proces u bllokua. Fillimisht u tha, se shkak për bllokimin, u bë një denoncim në SPAK nga ana e ndërtueses. Por “Stop” mësoi, se ky denoncim, nuk kishte nisur.Vetë Artan Lame, duke iu referuar ligjit 2022 u dha mundësi banorëve, që së bashku të aplikonin për legalizim, pasi ndërtuesja ka braktisur lejen dhe ka shpallur pezullim të firmës. Por në mënyrë të cuditshme, Drejtoria e Apelit në Kadastër bllokoi legalizimet, pasi Drita Daci kishte bërë ankesë, që legalizimet kishin parregullsi. Ne takuam përgjgjësen e kësaj strukture, Risena Xhaja, për të zgjidhur situatën. Por zonja Xhaja nxorri një dokument nga QKB i cili tregonte statusin “Aktiv” të subjektit të Drita Dacit. Gazetari nga ana tjetër i vë përballë titullares, një informacion zyrtar nga tatimet, që tregon, se subjekti i Drita Dacit ishte i pezulluar që në vitin 2014.

Kryeministri Rama në një status në rrjetet sociale u shpreh, se kreun e ri të Spak nuk e zgjedh qeveria, foltorja, vulorja,e as ambasada amerikane. Kjo përgjigje e Ramës vjen pas apelit të diplomates amerikane Juri Kim, e cila kërkoi që drejtuesi i kësaj strukture të jetë i pavarur nga pushteti dhe politika.

Jemi në Shkodër me të moshuarin Ali Syla. Ai ka dalë në pension si një ish-ushtarak dhe deri në nëntor 2022, e ka marrë pensionin në rregull. Kur ka tërhequr pensionin e fundit, ka marrë vetëm shumën suplementare, pa pensionin e pleqerisë dhe kompensimin e energjisë. Pasi nuk ka marrë përgjigje askund, i është drejtuar redaksisë sonë.Nga agjensia e Sigurimeve të Pukës i kanë thëmë, se kanë urdhër nga lart.Punonjësi i sigurimeve na thotë, se pensioni i Sylës është në verifikim nga Arkivi Qendror për pagën e ushtarakut.Pas interesimit të “Stop”, Ali Syla telefonohet, për t’i komunikuar, se pensioni është gati, për t’u tërhequr në postë.

Të Fundit