Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Rama ka ndarë në
“Facebook” një foto teksa shkruhet me kapitale: “Marre”. Në foto duhet harta e Evropës e rrethuar me një rreth me një tel me gjëmba.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.



