STOP-EMISIONI 72(Sezoni 7) 14 Dhjetor 2021-Del nga burgu e nuk takon dot vajzen, Stop mundeson takimin ne famulli

Një denoncues anonim nga qyteti i Lezhës tregon, se ka 8 muaj që ka mbaruar burgun, pasi kishte vuajtur 6 vjet heqje lirie për një vepër penale.Ai thotë, se ka një vajzë 7 vjec , të cilën e ëma e ka braktisur dhe e ia ka lënë atij kujdestarinë. Pasi hyri në burg, vajzën e vogël ia mbajti mamaja e vet. Për shkak të gjendjes shëndetsore të gjyshes, iu drejtuan Shërbimit Social në bashkinë e Lezhës dhe kjo e fundit e dërgoi në “Famullinë Lindja e Zojës” në Trashan. Por tani e ka të vështirë të takohet më vajzën, edhe pse në burg e takonte.

Për këtë rast iu drejtuam Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë.Anita Kadeli, Specialiste në këtë strukturë, thotë, se qytetari ka 2 muaj, që nuk e ka takuar vajzën, pasi pati debat mes tij dhe motrave, që agravoi në dhunë e shkoi në polici. Specialistja flet me motrën në Trashan dhe me ndërhyrjen e emisionit “Stop”,qytetari realizon takimin me të bijën.

Xhensila, velina jonë brune, u rrëzua dje në studio në kërcimin përmbyllës të emisionit. Pasi dje Sali Berisha mbështetës të tij mësynë në selinë e PD-së, për të marrë drejtimin e partisë, një gjë e tillë u përsërit sot nga ambasadorë. Përfaqësuesit diplomatikë të SHBA, BE, Anglisë, Gjermanisë e Francës, qëndruan për rreth 75 minuta në selinë blu.

Angjelina Gjoka, banore e njësisë numër 4 në Tiranë ka një familje me 3 anëtarë: ka bashkëshortin dhe djalin 7 vjecar. Angjelina tregon, se është e vetmja, që punon në një subjekt privat dhe merr 250 mijë lekë në muaj, që nuk i dalin të mbyllë muajin.Pas apelit të familjes Gjoka në “Stop”, i menjëhershëm ishte reagimi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, duke e ndihmuar atë me ushqime për 1 muaj, paketa higjeno-sanitare, veshmbathje dhe batanije.

Të Fundit