Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm në Azilin Shtetëror në Elbasan, sic njihet ndryshe Qendra Balashe.Ajo thotë, se i afërmi 77 vjecar, Sadik Biba, po vuan nga hapja e plagëve, që i shkojnë deri në kockë, për shkak të papastërtisë, mungesës së lëvizjes dhe kujdesit mjeksor. I moshuari është kuruar muaj më parë në Elbasan dhe Tiranë, por në shtator e kthyen sërish në azil, pa u rikuperuar plotësisht.Tani trupi i Sadikut ka filluar të kalbet dhe punonjësit e azilit thonë, se nuk kanë se cfarë t’i bëjnë.I moshuari nuk ka një diagnozë, por sipas denoncueses, plagët i janë bërë nga papastërtia, moslëvizja dhe mungesa e kujdesit në azil.
mos kujdesja në azil.Ne shkuam në azil, por punonjësit pohojnë, se kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Elbasanit, ndihmë, që është neglizhuar për shumë arsye e për shkak të mos koordinimit të hallkave shëndetsore në këtë qytet.Ne njoftuam urgjencën e Elbasanit, ku mjekja ekzaminoi gjendjen e Sadikut dhe vendosi ta marrë në spital, në repartin e reanimacionit.Rasti i këtij të moshuari nxjerr në pah nevojën urgjente për krijimin e Qendrave Rehabilituese për këtë kategori të pamundurish në kushte ekstreme të shëndetit.
Kreu i Spak-ut Altin Dumani, u shpall pasditen e së hënës kampion i luftës kundër korrupsionit nga ana e SHBA-ve. Titulli i lartë, që u jepet 10 personaliteteve nga e gjithë bota, iu dorëzua Dumanit nga sekretari i shtetit Blinken.
Ndodhemi në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës, pasi zonja Anxhelina Vezuli tregon, se ka një banesë private që në vitin 1960, pranë së cilës është ndërtuar një pallat 7 katësh pa ashensor në vitin ‘97. Por prej një jave, në pallatin pranë saj, ka nisur ndërtimi i një ashënsori nga jashtë, duke i ngushtuar komplet hapësirën para banesës. Leja për ashensorin është miratuar nga drejtoresha e bashkisë Tiranë, Anisa Lila, por nuk janë verifikuar kushtet e zbatimit të lejes.Anxhelina tregon, se ka shkuar në IMT dhe pas verifikimit, mësoi, se me lejen e ashensorit është abuzuar, sepse projekti i paraqitur në bashki, përmban ashensor brenda ambienteve të pallatit.Pas zonjës, në IMT shkon gazetarja e “Stop” dhe drejtori tha, se subjektit të ashensorit iu vu gjobë e iu la kohë për ta prishur strukturën e ashensorit brenda 10 ditësh.Në të kundërt, ashensori do të prishet nga IMT.