STOP-EMISIONI 71 (Sezoni 9) 11 Dhjetor 2023- “Mos ngri gishtin”, e kthejne nga Argjentina si klarinetist,ben fotokopje ne TKOB.

Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësimin e saj ne lidhje me djalin, Evjord Ngjeliu, klarinetist prej 20 vitesh me studime në Firence e karrierë në Argjentinë. Në tre vitet e fundit Evjordi është vendosur në Tiranë, pas thirrjes së kryeministrit për të rinjtë. Atij iu premtua të bënte pjesë në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, por përfundoi duke bërë fotokopje në biblioktekën e këtij institucioni.Zonja Aliaj shkon në TKOB dhe takon drejtoreshën Abigeila Voshtina. Ajo thotë, se nga ministria nuk ka shtim në organikë, ndaj ajo i ka gjetur një vend, sa për të marrë një rrogë në biblotekë. Zonja shkon në Ministrinë e Kulturës, por një drejtoreshë, që nuk e njihte fare problemin, e dëgjon dhe i premton, se do t’i shkruajë, pasi të interesohet.Madje drejtoresha e Ministrisë e këshillon zonjën, që të mos ndalojë së bëri letra për problemin e saj.

Të enjten e javës së kaluar transmetuam denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një cështje pronësie. Pasi i mori me rradhë shkallët e gjyqsorit, në fund e coi cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.Qytetari tregon, se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë lekë për kërkesë padinë, e më pas edhe 1500 euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë, që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca avokati i kërkoi edhe 500 mijë lekë, që gjyqtarët, pasi morën vendimin në favor, të hanin edhe një drekë.Të nesërmen e këtij transmetimi, të premten e 8 dhejtorit, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë pretendim të avokatit Fatmir Gjika, duke u shprehur, se po bën kallzim penal ndaj tij në organet kompetente.Po kështu Gjykata Kushtetuese i kërkon Dhomës Kombtare të Avokatisë fillimin e procedimit disiplinor ndaj Gjikës.

Mbrëmjen e së premtes Spak vendosi 15 urdhër-arreste për cështjen e inceneratorit të Tiranës.Në të njejtën kohë, ne ishim në një festë të të rinjve me muzikë elektronike, me rastin e 8 dhjetorit, ditës së rinisë.Mes tingujve të muzikës dhe avujve të alkoolit kemi pyetur të rinjtë, se cfarë simbolizon 8 dhjetori.Përgjigjet e tyre ishin sa për të qeshur, aq edhe zhgënjyese, pasi shumica as që e kishin idenë, se cfarë ndodhi në 8 dhjetor 1990.

Të Fundit