Rasti i radhës ne Stop ka të bëjë me 79 vjecaren Eftali Qosja, e cila jeton e vetme në zonën e “21 Dhjetorit”, në katin e dytë të një pallati. Prej një muaji fqinjët i kanë prerë ujin, sepse sic thotë ajo, ka një konflikt me familjet Isaku dhe Prifti në katet e para dhe të treta, për një shtesë, që zonja nuk pranon ta zgjerojë. E moshuara ka një muaj pa ujë.Ajo është ankuar në UKT, institucion, që ia ka rilidhur ujin. Por fqinjët ia kanë prerë sërish. Ne flasim me fqinjët, të cilët pretendojnë, se e moshuara e ka prishur vete ujin, se është e sëmurë mendore.Pas një komunikimi me drejtorin e UKT-së Elton Kacidhja, ky i fundit nis menjëherë grupin e punës inxhinier, drejtor shitjesh, task-forcë dhe hidraulik, për t’i riparuar zonjës problemin.Ata pohojnë, se uji është prerë nga komshinjtë, ndaj dhe lenë një procesverbal.
Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mos fëmija mund të vdesë. Këto janë fjalët e një prindi, të babait të foshnjës 2 muajsh Xhoel Blloshmi, i cili ka lindur me një problem në zemër. Xhoeli ka nevojë për një operacion sa më parë, pasi rrezikon të ndërrojë jetë, si pasojë e aortës kryesore, që ndodhet në anën e kundërt të zemrës.Operacioni, transporti dhe trajtimi pas ndërhyrjes kushtojnë 35.000 €. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një gofoundme, për ndihmuar engjëllin e vogël, që t’ia dalë.
Sot është dita e rinisë, festë kombtare, në nder të lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990, lëvizje që solli dhe pluralizmin në Shqipëri.Sic bëri dhe ditëlindjen e Enver Hoxhës, ditë në të cilën mbajti samitin e procesit të Berlinit, Edi Rama mban sot kongresin e PS-së.Në një video virale, duket reagimi i një elefanti të vogël, ndërsa lahet për herë të parë.