STOP-EMISIONI 7 (Sezoni 9) 12 Shtator 2023- “O fytyrë m*t, pe**rast”, Dentisti i prish dhëmbët e kërcënon italianin

Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë.Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai vjen para disa muajsh në Tiranë, për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon, se do ta vrasë.Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para, i ka kushtuar 12 mijë euro.Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin.Për këtë rast, ne iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut. Xhevdet Sadikaj, president i USSh Fier, thotë, se për kërcënimet, shtetasi italian duhet të shkojë në polici.Ndërsa për punën profesionale me dhëmbët Sadikaj, thotë, se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se cfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut.

Tenderat dhe dhëniet e shërbimeve privatit, në kurriz të qytetarëve, janë bërë gangrena e bashkisë së Kucovës.Në 19 prill 2023, një banor i këtij qyteti, tha, se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi, se taksat prej 21 000 lekësh dhe shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk” Krahas kësaj shume, qytetari ishte detyruar të paguante edhe 20 mijë lekë taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave.Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kucovës, një vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave.E njejta gje me tenderin për qentë e rrugës apo pastrimin e qytetit.

Pas transmetimit të rastit të një të moshuari nga Skrapari, që shiti delet, por nuk mori lekët, sepse blerësi ndërroi jetë, nisën menjëherë procedurat ligjore për shlyerjen e shumës nga trashëgimtarët e të ndjerit. Pasi emisioni u lidh me përmbaruesin Ilia Elezi, ky i fundit arriti që të flasë me familjarët dhe të nxjerrë në ankand për shitje një pjesë të shtëpisë së tyre.E vecanta në këtë histori është se, prona u ble falë kontributit të besimtarëve muslimanë dhe hoxhës së zonës, ku banon djali të ndjerit.Pra, me paratë e shitjes , që janë rreth 20 milionë lekë, familjari paguan borxhin.

Të Fundit